Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame “Inteligjencia artificiale” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU)

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame “Inteligjencia artificiale” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU)

TITULLI: Inteligjencia artificiale
AUTORI: Ded Nikoll Luca (DENILU)
REDAKTOI: OLTJONA SELAMAJ

Kopertina : AGIM SULAJ

Botues: Roland Lushi

Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7 Tiranë
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, prill 2018

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.Inteligjenca artificiale : epigrame / Denilu ; red. Oltjona
Selamaj. – Tiranë : Ada, 2018
60 f. ; 13.5×20 cm.
ISBN 978-9928-269-03-4
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2

Parathënie

-Kur ika nga Miloti në Itali së bashku me familjen, mora me vete edhe epigramet e mia, – mё tha Deda nё bisedёn tonё miqёsore si miq në facebook. Por, Denilu ёshtё i bindur se letёrsinё, nuk e bёjnё emrat. Letёrsia ёshtё shpirt i lirё, e vendos vetё se kё do tё marrё nё gjirin e vet. Nёse i duket interesante, dikur ndoshta e merr edhe krijimtarinё time. Por letёrsia do kohё pёr tё vendosur, autorёt udhёtojnё nё kohё horizontale, kurse letёrsia nё kohё vertikale. Njё jetё njeriu, njё brez, nuk ёshtё asgjё pёr tё. Njeriu, sado i lirё tё jetё, e ka tё vёshtirё ta ndёrtojё identitetin e vet nё ajёr, pa u lidhur me litarё pёr diçka qё e mban pёr tё mos u rrёzuar nё honet e kёsaj bote. Edhe fluturimi ka nevojё pёr njё taban nga tё marrё hov. Dhe njeriu qё lёviz, qё ikёn, ёshtё mё i rrezikuar, ndihet mё i kёrcёnuar nga mospёrkitja. Mё ka mahnitur epigrami mbi tё kaluarёn. E kaluara sipas Dedёs ёshtё njё humbje e pёrditshme. Çdo ditё qё kalon, çdo çast i lumtur a i trishtuar qё kalon, humb. Dhe kjo humbje ёshtё shumё e dhimbshme. Po tё mos ishte kujtesa do tё ishte njё humbje e papёrballueshme pёr vetёdijёn e njeriut. Mendoje, tё jetosh duke e ditur gjithё kohёn se po humb dalngadalё atё qё po jeton, po shkon drejt vdekjёs… Dhe, sa mё e qetё tё jetё jeta; dmth kur ёshtё e siguruar mbijetёsa, aq mё e pranishme ёshtё ajo si vetёdije. Por, kujtesa na mban gjallё, na jep idenё e vazhdimёsisё, na i jep jetёs kuptim. Ne vdesim, por kemi jetuar, ashtu si kanё jetuar tё tjerё para nesh dhe do tё jetojnё tё tjerё pas nesh. Dhe, sa mё gjatё jeton, aq mё tё rёndёsishme bёhen kujtimet. Sa mё e shkurtёr bёhet koha qё ke pёrpara, aq mё e rёndёsishme bёhet koha qё ke lёnё prapa.

Ded Nikoll Luca

Vazhdimёsia e bёn jetёn tё mos duket e kotё. “Atё qё nuk e shpreh dot me epigramin, e shpreh me ese”- thotë Deda i bindur dhe pa aspak dyshim se epigrami ёshtё i vёshtirё pёr t’u shkruar…Per Dedёn, kjo vёshtirёsi nuk ekziston . –Sendet janë mbizotëruese në krijimet e Dedёs, natyra pothuaj mungon. Pse kjo marrëdhënieve kaq “materiale”, more babushi Dedё?, ç’janë këto steriotipe që ngre njeriu, shpesh me të cilat lidh jetën, njerëzit, vendin, shtëpinë…apo jo? -”Unё kam shumё natyrshmёri nё krijimtari…”- shprehet autori… Por, ёshtё e vёrtetё se natyrshmёria ”ime” ёshtё e sendёrzuar a e materializuar?… Unё do tё thoja ёshtё e pёrbrendёsuar… Nganjёherё mё duket se e kam kapёrdirё tё gjithё botёn dhe se po e nxjerr pak nga pak tё mbllaçitur, siç bёjnё zogjtё me ushqimin e tё vegjёlve tё tyre. Deniluja mё dёgjon me vёmendje dhe shprehet: -“Ah, moj Delina,sikur ta dish se unё vetёm po pёrpiqem tё lexoj veten, sepse vetja po pёrpiqet tё mё thotё diçka… Dhe kjo nuk ёshtё ndonjё risi, mbas kёsaj moshe qё kam unё (61 vjeç), sepse shumica e njerёzve zgjohen dhe kuptojnё se kanё kaluar kaq kohё nё funksion tё tjerёve dhe se ёshtё koha tё dёgjojnё vetvetёn, sa nuk ёshtё vonё. Unё, pёr shkak tё ndёrprerjёs sё tё shkruarit, kam kaluar direkt nga epigrami im rinor i kohёs sё ish- revistes “Hosteni” nё epigramin tim tё pjekur. Kur shkruan nё rini, je i interesuar pёr pёrspektivёn e madhe; bagazhi yt ёshtё shumё i vogёl, por joshja pёr tё “udhёtuar” larg, pёr t’u thelluar nё tё panjohurёn, pёr tё abstraguar ёshtё shumё e fortё. Dhe talentet e mёdha vёrehёn gjithnjё nё moshёn e rinisё, sepse kanё forcё abstraguese, krijojnё botёn nga asgjёja. Kur shkruan si i rritur pёrspektiva ndryshon. Bagazhi ёshtё i madh dhe ti e di tashmё se bagazhi yt ёshtё i vetmi ku mund tё thellohesh. Rinia nuk ia sheh fundin tunelit, kurse pjekuria po…” U pёrqёndrova te biseda dhe ia vlen qё lexuesi tё njohё Denilunё nёpёrmjet bisedave mbi artin dhe letёrsinё.

Delina Kreka

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s