Sot ishte ditë me diell… / Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

Sot ishte ditë me diell…

…E mushkërit’ e mia
u mbushën me grimcëza drite,
mbi lëkurë, 
në trup e në shpirt,
deri në skutat më të errëta
isha diell, diell,
që digjej në flakëza lumturie,

e shkrin vesëza të arta
me buzë puthjesh,

isha valëz e bardhë, me bulëza të ngrohta,
që vrapon deteve
për brigje të reja ëndrrash,
kal i hazdisur lëndinave
për të shijuar çastin e dhuruar,

isha diell pa mjegulla e ngrica,
zog që shijon kaltërsin’ e munguar
në dhe të huaj,
isha tokë e ngrohtë
ndër rrënjët e barit,

rreze dhimbje e malli,
që ngrohte format e mbetura
të t’ikurve të mi,
tretur në thellësi,
isha dritëz, atje, në largësi,
që përndriste sytë e njerëzimit,

ndoshta, si unë u ndjetë dhe Ju,
por, se hodhët në letër, por thellë në shpirtë,
e ruajtët këtë ditë të bukur,
duke u ngrohur në rrezet e gëzimit!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s