Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

NË SY TË ËNDRRËS

u zgjua mëngjesi nga nata
me një pikturë
të shtrirë në sy të ëndrrës

pres që e lumja hënë
me një shikim ta shpojë tejpërtej
pëlhurën e kësaj ëndrre të fshehur

sa ta përbiroj shikimin
udhës së vrimave të çelura

e të gjejë (Ty) princeshë
ulur në fronin e dashurisë…

 

HËNAPRAPË

në bisht të nepërkës
ngjitur është fati ynë

nga lart korbi glacon
mbi kreshtat tona

në kohën hënaprapë
hijet hahen në mes veti

e plisin mbyllur e kanë
brenda arkës së harresës…

 

ËNDËRR

pashë në ëndërr pak diell
tek ngrohte
edhe copën e grisur të harrimit

sa shumë u gëzova
dhe lotova

ato rreze shënjuan pika të mërdhira
e skuta me errësira

në këtë ëndërr pashë
duke pëlcitur korbi mbi një çati

o Zot sa u gëzova
e i buzëqeshur lotova

pashë edhe një të qiellit yll
që grimconte atë errësirë përmbi pyll

ah…sa deshta që kjo ëndërr
ta griste perden e të bëhet zgjëndërr…

 

PIKOJNË ËNDRRA

Pikojnë ëndrra
Në shtratin e natës së errët

Aty bëjnë banim
E mërgojnë në mëngjesin e hershëm

Nganjëherë kalamenden
Dhe shtrihen në shuplakë të ditës

(Janë) ëndrra të hijshme
Si piktura të ngjitura në ballë të skenës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s