Kalendari poetik: Miklòs Radnóti (1909-1944) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Miklòs RADNÓTI

Kalendari poetik: Miklòs Radnóti (1909-1944)

Poet hungarez, u lind më 5 maj 1909. Pasi mbaroi studimet për filozofi, nuk mundi të bëhej mësues sepse qe çifut, sado që ishte kthyer në katolik që në fëmini, kur mbeti jetim nga të dy prindërit. I burgosur disa herë nga nazistët, punoi nëpër kampet e përqëndrimit në Hungari dhe Serbi deri sa e pushkatuan më 10 nëntor 1944; nazistët dhe komunistët janë njësoj. Ja shqipërimi i një poezie që iu gjet në xhepat teshave të tij në një varr të përbashkët:

FRAGMENT…(Töredék)

Kur jetova në këtë botë,
njeriu qe shtazëruar aq shumë,
sa për qef të vriste, edhe pa urdhër,
besimi në rrena e pat zvetënuar,
verbërisht bindej, i vetmashtruar.

Kur jetova në këtë botë,
vetëm poshtërsia vlerësohej,
vjedhës, vrasës, spiunë qenë heroj,
kush s’duartrokiste, rrinte mënjanë,
të gjithë e urrenin, si murtajën.

Kur jetova në këtë botë,
fshehtaz mund ta thoshe të vërtetën
gjithë frikë se të ikte koka,
s’dinin ç’i priste, të gjithë të çmendur,
të marrë, për tmerre dhe gjak të etur.

Kur jetova në këtë botë,
mallkim qe për gruan shtatzania,
lumturim për atë që dështonte,
lum kush iku, thoshin gjithmonë,
të gjallët me kupë helmi në dorë.

[…]

Kur jetova në këtë botë,
as poetët nuk pipëtinin,
me shpresë, zemërdridhur prisnin,
tmerrshëm të ushtonte nga gjithësia
zër’i fortë i profetit Isaia.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s