Poezi nga Lumo Kolleshi 

Poezi nga Lumo Kolleshi 

 

***

Sikur të kishte pak cipë edhe turpi,
Turpi që me bukë hahet ndër ne,
Kjo shpurë e ndyrë e farë harbuti,
Që atdheun e këmben me ylefe.
Të paktën, të mos shkelë te dëshmorët,
Atyre s’u mjaftoi dhe jeta për atdhe.

 

Dëshomrit Medi Qato

Isha fëmijë atëherë,
Kur ike në amëshim,shamibardha nana,
Fjalët me lotë i kisha të përzjerë
E s’dija ç’bëhej në atë gjëmë,hata.

Karvani merrte rrugën e Liqyshit,(1)
Unë e ndiqja pas,pa ditur pse.
Më thanë se te bregu kish dalë gjyshi,
Që nuk e kisha puthur kurrë për be.

Më thanë se dhe dajua im i vogël
Në pritje kishte dalë dhe ai,
Po kurrë nuk më thanë pse qan një motër
Që vëllanë s’e kishte njohur kurrsesi.

Ai nuk ish aty bashkë me të tjerë,
Diku larg ishte bërë lapidar.
Më vijnë sysh të nxehtë lotët e nënës si atëherë,
Sa herë për te dëshorët rrugën marr.
————————————-
1.Vend në Prishtë,Skrapar

 

***

E enjte e sotme,
Ditë turpi.
Në parlamenet lajnë duart poncpilatët,
Ligjëratën e fundit mban Tartufi.
Gjykata kushtetuese mbeti në klasë,
Akademia e Nobelit mbeti me provim në vjeshtë.
Dimri pritet i hershëm,
I ngeshëm.

 

SYTË

T’i kesh sytë në ballë,
(Lypsarët e përjetshëm për dritë)
Pa të t’i marrin pas karrocës si një kalë
E pafka të të vënë tek sytë.

Pastaj me një kapistall a me një fre të egër,
Të të tregojnë rrugën nga të shkosh…
Më mirë të mbetesh në dinjitetin tënd i verbër,
Më mirë të kesh dy zgavra bosh.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s