Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

PËR JETËN, PAS JETËS…

Me kujtimet e nanës
Netët e ditët i qëndisi, për lumturinë e re, ndër sy
Si dashurinë e Syzanës
Tek shkambi i gurrës, që e ruan jeta, brenda në gji

N’ballë, e lidhi nyje, rrudhen e fundit, si fjalët besa
Thinjat i pikëloj, me tamblin e mbetur n’buzët zjarr
Prej truallit i marr pranverat t’mos më vdes shpresa
Për jetën pas jetës, që ta lë nurin si nishan mbi varr

Me kujtimet e nanës
I preki edhe motet, sikur shpirti, këngët e krenarisë
Si dashurinë e Syzanës
Mrizave t’bjeshkës, ku m’ulëzojnë lulet e dashurisë.

 

PARA SE TË BINTE, SHI…

Miku
Që e kërkonin hijet e rënda, me peshën e diellit, n’liri
M’iku
Me poezinë e fundit, me germa t’dheut, si trualli n’shi

As n’baltën e kuqe, as n’baltën e zezë, nuk e panë sytë
Ku dukeshin ecjet e tij, si nishan, nga opingat e lëkurës
Kur e morën, hijet e para, pa e thënë n’zë fjalën e dytë
Për pikturën hijerëndë, nën bardhësinë terse, t’pëlhurës

Miku
Që ndër male e la, vetëm një poezi, t’shkruar me pika loti
M’iku
Me vdekjen e tij, me hijet e rënda, si gurinën kur e pi moti.

 

PËR NJË DITË, NUSËRIE…

Me erën e dheut, më kondonte
Kur malet i prekja me qerpik të syrit, për ta parë dashurinë
Sa herë që pranë kullës kalonte
Me fustanelë t’lulegjakut që e ndjellte shqiptarçe lumturinë

Kur hapat i iknin bjeshkës, stanetve, ku ndahet edhe lumi i shpresës
E sytë ia falte rrugës, për t’ia prekur fisnikërinë e ballit, me burrëri
Me ecjet e mia, prej malësori, qëndisur deri te plisi me gjuhë t’besës
Si të parët e fisit, që mbetën varre kujtese, ndër beteja për Shqipëri

Me erën e dheut, më kondonte
Këngën e malëve që edhe gurin e bënte hi, për dakik dashurie
Sa herë që pranë kullës kalonte
Me bukurinë e bjeshkës, veshur për shtati, për një ditë nusërie.

 

KUR FLAKA E JETËS, DIGJEJ…

Larg e lerg
Dukej shpresa, përmbi hijen e dashurisë për lumturi
Varg e varg
Iknin shikimet e shtateve, pa koka e pa lot, nëpër sy

Kur flaka e jetës, digjej, me gjuhën e plisit nëpër liri
Moteve t’etura, për yjet e natës, që dukeshin n’malësi
Me dritën e nureve, pa emër e pa hak, të shkrirë n’hi
N’qirinjtë e ndezur të shpresës, mes nishanit në lartësi

Larg e larg
Dukej shpresa, që i kafshonte nga pak, xixat e strallit
Varg e varg
Kur iknin, shikimet e shtateve, prej rrudhave të ballit.

 

PIKTORI I HARRUAR, N’LIRI…

Zi
Sytë e shikonin, pikturën e piktorit, t’harruar
Hi
Nga vuajtjet e shpirtit, n’lëkurë të pikturuar

Për jetën e lindur me djersë, mes livadhisë
Për lulen e parë, mes borës, pranë burimit
Ku kishin ngri dy shtate, n’acar t’dahurisë
Me fjalën e parë, të syve gri, të ngacmimit

Zi
Dukeshin edhe ngjyrat, marr prej rasave t’gurit
Hi
Dukej edhe shtati i piktorit, mbetyr n’sy t’nurit.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s