Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Sërsh” të autorit Agim Bajrami

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Sërsh” të autorit Agim Bajrami

Autor: Agim Bajrami
Titulli: Sërish
Redaktor: Marsilda Bajrami
Korrektore: Vjosana Bajrami
Për botimin e këtij libri autori falenderon
Z.Arben Babameto, drejtues i firmës” Teuta” Durrës, si dhe miqtë e mij poetë, Pëllumb Mane, Gëzim Çela ish- i burgosur politik dhe Myrteza Baboçi.

Copyright©: Autori

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14×20.5cm

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, maj 2018

Roland Lushi

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”
Të gjitha librat e shtëpisë botuese “ADA gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Bajrami, Agim
Sërish : poezi / Agim Bajrami ;
red. Marsida Bajrami.
– Tiranë : Ada, 2018
120 f. ; 14×20.5 cm.
ISBN 978-9928-244-90-1
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Sërish

Sërish u zura sot me mbrëmjen
(Ne ishim miq të mirë mes nesh)
Ajo ka kohë që më sheh shtrembër
Qysh kur harrova që të qesh

Sërish, sërish këtë mëngjes
Në lloto u rrahën dy idiotë
Unë thashë njëherë t’ju hyj në mes
Po prapë mendova: Është e kotë

Sërish ca krisma ndjeva mbrëmë
Me siguri dikush është vrarë
Një ulërimë nëne si gjëmë
Që shkulte flokët duke qarë

Sërish hashash me dhjetra ton
Që edhe ajrin e ka dehur
Me skafë, tragete dhe avione
Në sy të ditës pa u fshehur

Sërish një miku im poet
U ngjit mbi vinç për t’u flijuar
Jetonte nën një urë, kaq vjet
Por dhe andej e kanë dëbuar

Sërish ministri i korruptuar
U fut në “sqetull” nga partia
Për të s’ka pranga nëpër duar
Gjersa në gjunjë është drejtësia

Sërish qyteti im i gjorë
U gjend përmbytur këtë natë
Se një i “fortë” mbi kolektorë
Ka ngritur vilë dhe pallat

Sërish, sërish veç lajme gri
Në veshët e turmave pa mend
Ndaj shpesh në ajër pyetjen ngrij:
Kur do ta bëjmë Atdhe, këtë vend?

 

Autori: Agim Bajrami

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s