Ç’të mbjellësh, do të korrësh / Tregim nga Lela Kokona Dardha

Ç’të mbjellësh, do të korrësh

 

Tregim nga Lela Kokona Dardha

Pasi u përmend nga kolapsi dhe u mundua të ngrihej në këmbë, Kasemi kuptoi se një zinxhir i hekurt,që vazhdonte ta mbante lidhur bashkë me një qafore të urryer, i kishin bërë plagë sa ishte gjakosur.Kuptoi ç’i kishte ndodhur, donte të bërtiste duke dashur të kërkonte ndihmë, por nga kraharori i doli vetëm një rënkim. I tërë trupi i drobitur i dridhej. – Oh,tmerr! Po sikur të mos më shikojë njeri? E kujt do t’i shkojë ndërmend të ulë kokën kaq poshtë në këtë rrëpirë, duke menduar se dikush mund të ndodhet në këtë humbëtirë? Mos vallë do të thotë se s’kam kohë të bëj mirësi në këto orë të vona ? – Mendonte Kasemi ndërsa provoi përsëri të bërtiste, këtë herë duke mbledhur dhe fuqitë e fundit të mbetura në trupin e drobitur. I doli nga kraharori një klithmë dëshpëruese, vajtuese që do t’i prekte zemrën çdo krijese njerëzore më të pamëshirshme .
Gjergji,një udhëtar që po kalonte, u ngjeth sa u drodh nga ajo klithmë. Më duket se dikush po kërkon ndihmë, apo më bënë veshët? Monologonte me vete duke bindur veten se duhej nxituar.Dreq o punë! Si të bëj,mos do të rrezikoj dhe unë ? Ku i dihet si do të jetë ngjarja atij,mos është ndonjë vrasës apo hajdut? Epo kjo nuk është burrni,nuk kam pse pres bamirësi nga të tjerët nëse nuk bëj mirësi tani atij që po kërkon ndihmë.Jetoj në këtë vend të pambrojtur nga askush, as nga shteti , – monologonte dhe lëshonte pasthirrma keqardhjeje dhe habi Gjergji duke vrarë mendjen. Do më vrasë pendesa pastaj. Kësaj i thonë ” Vdis që të dua “. E bindi veten duke rrëshqitur me kujdes asaj rrëpire. Gjergji Hapi dritën e telefonit deri sa e gjeti Kasemin e aksidentuar. Kush është vallë ai i pashpirt që të ka katandisur kështu në këtë pikë halli? Po si ke mundur të shpëtosh kështu si je katandisur ? Një rrjedhje gjaku i ngrirë kishte rrethuar syrin e tij të djathtë dhe kish vazhduar deri në gjoks.– Eh mor mik!, S’e kisha provuar zinxhirin e robërisë, këtë qafore metalike. Kisha dëgjuar e lexuar, por se do më vinte dhe mua një ditë radha , s’e kisha menduar! – Fliste Kasemi duke u dridhur i tëri me nje zë të mekur.Mos u habit zotri, kështu është jeta, me plagë. Kasemi ishte një njeri i moshuar, me trup të bëshëm, tërë muskuj. Kush qe ky i pabesë? Fliste Gjergji duke i ngulur sytë me mëshirë. – Kam neveri prej tij, s’dua të flas për të, por dhe sesa kohë kam këtu ne këtë skllavëri lidhur me zinxhir,nuk e di. Mos! – i kishte thënë Kasemi,kur e kishte parë se kishte zinxhirë nëpër duar ai i pashpirt.- vrasës i ndyrë! Kam lindur i lirë e më lër të vdes i lirë , ndërsa ai kishte qeshur duke i thënë se duhet të mësohej dhe pa lirinë dhe se nuk e meritonte të ishte i lirë. – Më mirë të ngordhësh aty o Kasem! Unë nuk dua të vras,po ia lë Zotit në dorë nëse gjykon Ai,të shpëtosh apo jo! Kishte ngritur këmbën sa kish mundur dhe me një shqelm të fortë në prapanicë, ia kishte mbathur sapo e kishte hedhur në atë rrëpirë . – Siduket më ngatërroi me ndonjë tjetër, — vazhdonte të tregonte Kasemi mes dënesave. Gjergji shante e mallkonte atë vrasës. Na trego kush është ajo bishë, që gabimisht quhet njeri, se për atë Zot do t’a vras me duart e mia. Nuk di ku ndodhet, por, ju lutem, më shpëtoni nga këta zinxhirë. I gjori ti, mor zotëri! – Kasem quhem që mos qofsha më mirë. Qenke katandisur si mos më keq!Gjergji bëri një buzëqeshje të lehtë për t’i dhënë zemër. Mori një gur të madh dhe filloi të godiste me forcë zinxhirin, ndërsa hoqi çantën që e mbante krahëqafë, ku kishte telefonin me të cilën donte të lajmëronte policinë. -Jo,të lutem,mos e njofto policinë se më hap avaze – fliste i trembur Kasemi. Gjergji e pa me kureshtje të madhe dhe sikur u drodh ca, por nuk e vazhdoi më atë bisedë. – Sna mjafton që ka pllakosur varfëria si në kohën e zisë, por ka pllakosur tashmë keq e më keq varfëria shpirtërore. Nuk vuajmë vetëm për koren e bukës, por kemi frikë mos na befason ndonjë i paudhë e na hedh përtej, në greminë si ju,- shtoi Gjergji e ndërsa fliste e ngrite paksa buzën e majtë lart.
Por prap, thuaj faleminderit Zotit, që ke shpëtuar me kaq, andaj, po ikin rini e pleqëri nga ky vend – shtoi Gjergji i trishtuar. Goditjet e gurit në zinxhirë ndërkohë u ndërprenë. Ai i ngazëllyer, fshinte djersët që i kishin mbuluar sytë të cilët i përcëllonin. Hajde, më në fund je i lirë mor zoti Kasem! Shkel mbi erë tani e vrapo.E mposhte skllavërinë. Po, tashmë shpëtove je i lirë.E falenderoi Gjergjin përmes lotëve që i ndrisnin.– Na trego si të ndodhi? — Tani dua t’i harroj ato që shkuan, or mik!- ndërsa filloi të ecte ngadalë për shkak të pafuqisë. Përpara tyre doli një lumë i gjerë,brigjet e të cilit ishin të veshura me shkurre e pemë. Ja kufiri,– foli Kasemi. — Hou! – Nxori një pasthirrmë habie Gjergji.Para shumë vjetësh, kam ardhur deri këtu,doja të kaloja kufirin, por nuk mundesha se atëherë të vdisnin rojet e kufirit pa mëshirë. Por arrita të kaloja më pas, me ndihmën e ca trafikantëve, të cilët mezi prisnin të kalonin mall si puna ime. Eh, histori e gjatë, – tregonte Gjergji. Më kujtohet si sot,kur po binte mbrëmja, më doli përpara një “ujk” me dy këmbë, që dukej se e njihte mirë atë zonë. – Na more trim, nga udha e mbarë? Më tha.— Ja, po bëj një shëtitje ,ashtu kot për ajër,– i thash. — Ashtu? M’u përgjigj me habi pasi nuk i bindi ajo që i thash.-Se mos na del ndryshe, se unë jam roje nga këto anë,–fliste duke mi ngulur sytë duke dashur të hetonte ndërgjegjen time. E si? – e pyeta. Mbase keni ndonjë plan për matanë kufirit?- Po dhe mund ta kem, –i thash. – Mirë, shumë mirë, por atëherë duhet bërë pazar. Duhet të paguani me lekë, apo me Flori, apo…,si t’i kesh,– dhe vazhdoi duke kërkuar një shumë të majme. Do të jetojmë dhe ne që mendojmë për ju. — Mirë mor zotëri që doni të jetoni dhe ju, po si shumë kërkoni? -Jo, mor tungjatjeta! Ndahet me çakenjtë matanë kufirit,. Ne ju hedhim me lundër matanë, të tjerë çakenjë ju tregojnë shtigjet për t’ju nxjerrë në vende të sigurta.E kupton ti tani sesi bëhen punët e pastra? Ne jemi njerëz të mirë. Ndihmojmë të shkoni në botën e bollëkut, u ndryshojmë jetën, do t’i thoni sikter fukarallëkut përgjithmonë, pse na quani të këqinj? Ca dhe janë mbytur në lumë. Qëllon fati, kështu është shkruar, do dhe lumi pjesën e vet. Ndërsa Gjergji tregonte ngjarjen, Kasemi filloi të bënte lëvizje të pakontrolluara duke u çaplyer nga sytë dhe forcat i shteruan.- E si ndodhi më vonë ? – ndërhyri Kasemi ndërsa filloi t’i dridhej zëri- Mirë , po pranoj,- më tha më në fund.- Ore, – ndërhyra sërish,- por po më mashtruat, ka luftë, – i thash,” çakallit “.Vura re se sytë e atij lëvrinin sa majtas djathtas – Ç’është ajo fjalë? Jemi me sedër ne, punojmë pastër – dhe filloi të lëpinte buzët i kënaqur. Ja dhe kjo punë u krye,- më tha i prerë “çakalli” – Ok, shpresoj të shkojnë gjërat ashtu si thua ti, – i thash. Ndërsa fliste, Gjergjit i vajtën sytë te një varëse shumë e trashë floriri që varej në qafën e Kasemit. Fliste dhe e vështronte ngultazi atë varëse që dikë i kujtoi.Gjergji vështronte me sy ëndërrimtar larg, andej nga binte horizonti. Gjithmonë kam ëndërruar t’i bija botës rreth e qark, të vrapoja pa pushim, si në një livadh pa fund e askush të mos më ndalonte. Puliste qepallat duke shprehur se donte me shpirt, pse jo, të bëhej i pasur dhe pastaj të ndihmonte të gjithë të varfërit e asaj zone.- Sa ndjenja fisnike paske! Sa shumë ëndërroke!? – i ndërhynte Kasemi. Po,vazhdo më tutje, po të dëgjoj, -i foli me padurim ai.- U dukën dy lundra që po i nxirrnin nga shkurret. Kishte filluar të frynte dhe dallgët e lumit ishin kreshpëruar. Zhaurima e dallgëve të ngjethte. Lundra filloi të anohej, aq sa disa ranë në ujë.U dëgjuan klithma tmerri dhe thirrje për ndihmë. – U dëgjua zëri i “çakallit” i cili thërriste me tërbim.Hidhuni në lumë! Pas pak, filloi të dilte vorbulla e ujit duke çarë pjerrtazi varkën e përfunduam në ca kallamishte. Kur zbritëm, vumë re se as dy kilometra larg nuk ishim nga vendi i nisjes.– Hajdeni këndej. Ku ka ligje, ka dhe shtigje, – na jepte zemër “çakalli”– Më duket se ramë në grackë nga këta çakenj, u treguam të cekët- foli njëri nga ata që ishin nisur si puna ime. Morëm rrugën në këmbë drejtë kallamishteve. – Po ne paguam varkën, jo këmbët tona, – i tha udhëtari “çakallit”. Epo, për dy kikolemtra pagove, po deshe paguaj prapë që të vazhdosh udhën – vazhdonte të tregonte me trishtim Gjergji.Nuk më vjen keq se humba paratë apo gjithçka kisha. Do të më vinte keq po të humbisja pronën time të vërtetë, dinjitetin njerëzor. Po mor zotëri, ashtu siç e humbe ti, atë natë, o i mallkuar Kasem ” çakalli”! Kush di të kufizojë dëshirat është gjithmonë i lumtur. Vlera e njeriut shihet në atë se çfarë jep dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë. Mor zotëri, mos pandeh se nuk të njoha o Kasem çakalli?!- i tha Gjergji. – Kasemi tentoi me gjysëm zëri të kërkonte falje.Mos ki frikë nga unë! Hakmarrja të çon në hakmarrje të reja. Dua të bëj paqe me përvojat e dhimbshme të së shkuarës e të vazhdoj jetën normalisht. Emocioni kurrë nuk më ka rrëmbyer arsyen. Nuk dua që veprimet e tjetrit të ndikojnë keq në jetën time. Hakmarrja më e mirë është t’i hedh pas krahëve ndjenjat dhe kujtimet që nuk më bëjnë mirë, nuk jam i lumtur nëse ushqej urrejtje. Më ndihmon gjykimi i thellë, që të jem paqësor.E njoh mirë ligjin e shkakut dhe pasojës, ligji i pathyeshëm i universit. Ç’të mbjellësh, do të korrësh. Jeta i përket veprimeve tona.Bëra sa munda për të shpëtuar edhe se nuk e meritje o ” çakall”!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s