Poezi nga Sinan Vaka
Kam humbur hijeshinë e zemrës
Jam, por nuk dua të jem i qartë.
Shpesh bëj pyetje të mëdha, për mizerje të vogla:
“Ç’gjuhë flasin qimiteret ?”
Zhurma e jetës , tjetër nuk është,
përvec klithmë shpirtrash .
Kam humbur hijeshinë e zemrës.
në qytetin tim,
përmbytje trëndafilash ngjallin muajin hyjnor,
por unë ndjehem
udhëtar i humbur brenda shpirtit
dhe zotit i dërgoj letra anonime :
“ Kë do më shumë, kë falët apo atë që vuan ?”
Nuk ka fund habia ime, për heshtjen e tij !
Por, rron tek unë e bukura shpresë
Edhe pse gjuha ime
provokon sy të ndezur në qiell
dhe shpesh gjenë hungëritëse e quajnë qen.
Por poeti dhe Hyu e dinë,
se fiton kush zemrën tjetër e mund me përulje.