Poezi nga Xhemal Gora
PO TI… KUSH JE…
Mendimi i ndan udhët,
Nëse s’di ku shkon, falju zotit
Të të falë mëkatët e shkeljes së vijave të bardha
Për mëshirën…nëse ekziston…
Kur nuk dëgjon rënkimet e tokës dhe Kombit,
Tërmetet e klithmave të fëmijëve
E nuk shikon lumenjtë e gjakut të heronjve
Thinjjen dhe rrudhjen e maleve…
Nga dhimbjet shekullore të nënave…
Kështjellat e shpirtit i hapin portat
E brenda tyre do të valviten flamujt e huaj…
Ju…shndrruar më armiq se armiqtë
Në tokën tuaj shndërruar në varrëmihës
Tek hapni varrin tonë…dhe tuaj…
E zemra jote, poet, shkon mbas erës…
Kur thua: “ S’mund të urrej
Se… për dashuri jam gatuar…!”
(ose dashuroj, se s’mund të urrej!)
Kur, nëse egziston, edhe zoti vetë,
Ka urryer…dhe ka dashuruar…
Dielli vetpërvëlohët që bën dritë
Sepse urren errësirën…
Mbrekullia grua e mposht edhe vdekjen
Në emër të jetës, sa herë lind fëmijën…
E ndjen si lëkundet Toka, kudo që shkelim…
Një botë tmerresh buçet, nga dhimbje brezash…
E çudiçme, madhështore, e panjohur…
Nën plisa melesh piramida qytetërimesh…
Dhe tragjedi vorrezash…
Zemrat e maleve lëshojnë jehonën e Gjergjit të shpatës,
Buçet zëri i Pashkë Vasë Shkodranit…për Liri
Dhe Gjergji i penës në “Lahutën e Malsisë”
Të gjithë poetët kështu thonë;
“Armiqtë e Atdheut tim…janë armiqtë e mi…!
Po ti… kush je… me këtë mëshirë absurde
Që kërkon të vetshpallesh hibrid në poezi…