Poezi nga Arbëri Demaçi

Poezi nga Arbëri Demaçi

 

***

Besoj në jetën
e kësaj bote,
në mirësi e bukuri,
besoj në diellë
e hanë e gjithçka 
që shoh me sy,
besoj edhe në fjalën
e dhënë e të thënë,
të besoj dhe ty
e ambla dashuni!

 

***

Gjatë ditës udhëtoj
me ty nga një
stinë në stinën
tjetër…
e në mbrëmje 
të vë në gjumë
me poezinë,
me andrra shumë!

 

***

Dikush sikur ti
më tha nuk je e huaj,
dikush sikur ti
më tha të dua,
por dikush sikur ti
nuk ishe Ti!

 

***
 
Të shoh në sy
e nuk më thua 
asnjë fjalë…,
por ti nuk ke nevojë
të më thuash asgjë,
se sytë flasin
gjuhët e gjithë botës!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s