Poezi nga Babeta Rexhepi
***
Kam ende kohë të rend ëndërrimeve
të zhytem po aq në qëllime pafund
të kundroj natyrën, të përvidhem fushave
në magji të zhbëhem, mrekullisht të humb.
Kam kohë, besomëni, sa të dua kam
të fal gjithçka di, për ato që dua
të mësoj ç’ ka fsheh bota e paanë,
a çfarë në shpirt dergjet, prej kohës tek mua.
Por nuk kam hiç kohë, të urrej a vuaj
në ligësi të tkurrem, nuk dua kurrësesi!
do zbrazja gjithë frymën nëse do më duhej
përtej dashurisë, asgjë s’v len më shumë.
***
Për çdo ditë thyhemi!
gjithmonë e nga pak
pamundësisë, që fillin këput
vetmisë, që shpirtin ha me dhëmbë
realitetit, që ëndrrat i përhumb.
E po aq herë ngrihemi!
prej buzëqeshjes së fëmijës
dashurisë që se shijuam gjer në fund
shpresës, ekzistencës, arsyes
për ti shtuar jetës dhe një kulm.