Poezi nga Lili Bimi


Poezi nga Lili Bimi
 
 
EH…POET POET
 
Sa dashuri mbolle, poet,
në gur, pemë e fletë,
ndër miqësi e poete
në tokë e dete….
 
Si gjethe vjeshte
dashuriçkat ranë….
aq shumë kishe mbjellë
sa mbuluan dynjanë….
 
Bajonet çeliku,
ta kishe atë “penë”,
nuk mund të gërmoje
të gjithë dhenë….
 
Eh, pangopësia poet,
në fund…
i vetëm ke për të mbet…!
 
 
 
Të ndjej…
 
Sytë e tu, plot shkëlqim,
që me mbushin shpirtin me shpresë,
shoh dy buzë si trëndafil,
t’i kafshoj, mezi po pres…
 
Ku e mban, ku e ushqen
trëndafilin , as më thua?
Të mendoj, shumë të ndiej
po ma heq mendjen mua…
 
Ndjej aromën tënde dehëse,
Më tundon, më eksiton…
Oh, t’i prek ato petale,
ta thith pjalmin që pikon.
 
 
 
Djallëzimi i Dashurisë
 
Nën hijen e hotelit të Veronës
Ti “Poet”
Doje të luaje rolin e Romeos
Ajo… Xhuljeta
Regjisori aty pari
nuk u pa!
 
Ëmbëlsira e dashurisë tënde
në krevat
erë mëkati shpërndau.
Ndarja me lot urejtje
u zbukurua kodeve te pakuptuara.
 
Kur do të vish?
 
Do të rilindë edhe tek miket tjera
djallëzimi i dashurisë suaj,
tek Vargu i qullur?
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s