Poezi nga Myslim Xhaferaj
TREBESHINËS
Të erdha si era dehur,
Si kaçak që çan pusinë,
Hape “qilarin” e fshehur
Më dhe muzë për poezinë.
Të gjeta si nuse e bukur,
Kthyer rishtaz në tè parë,
Mu duk vetja si një flutur
Që vrapon të thithë nektarë…
Më dehe kur hape gjinë
Me bukurinë më çmënde,
Thëllëza hapi kulvinë
Më priti me këngë zëmre…
Hape moj hape pakëz gjinë
Të sodis siç ma ka ënda
Përveç erës trëndelinë
Ç’magji kanë ato “musëndra…”
Më afro pakëz dylbinë
Tè shoh trojet si burbuqe
Nga Moreja në Prishtinë
Dhe më tej tek mollë e kuqe….
Bukuroshe vështrim tretur
Medaljon i virgjërisë
Me dantella ari qepur
Fustanet e nusërisë….
Mali mëmë i Shqipërisè
Nuk të gjendet shoqe tjetër
Shënjtërim i bukurisë
Strehë e Dodonës së vjetër…
Eshtë mali ku u rrita
Më ngjan si margaritar…
Sa lind Dielli sa del drita
Dejani * vishet në ar…(*maja e trebesh…)
Dhe në gjumë më je qepur
Që nga koha e vegjëlisë
Ngjitem shpesh si qëngji etur
Si nè gji tè perëndisë..