ODEONI I NJË POEZIE MALLI / Nga: Rami KAMBERI

ODEONI I NJË POEZIE MALLI

“ende shpërndaj zëra
deri në kupën qiellore
shpalos si afishe
i mbjellë si farë bereqeti
mirësitë e bardha
nëpër Tokë mbledh pikat e gjakut
për Lirinë,… me ndjesi
kalimtarët e rastit
janë dëshmitarë
trotuareve të leckosura
ku sheh fytyra të trishta…”

Të shkruash për poezinë e poeteshës Hatixhe Xani-Ahmeti është njejtë sikur të lindish poezi e cila duhet të ecë mes dy rrugëve që të çojnë deri te kuptimi i mendimit, ndarë në:

• penë e kahlitur, dhe 
• gjuha e shpirtit.

Pra, këto dy rrugë janë edhe arti poetik i poeteshës në fjalë e cila me librin e saj “Odeoni i mallit” na shfaqet me në poezinë e sotme shqipe dhe më gjerë për të dëshmuar sesi gjithmonë ndër vite apo shekuj penat shqiptare ishin poezi, të cilat na joshin, por edhe në qenien tonë prej lexuesi na mësojnë sesi duket një njeri larg atdheut të tij dhe, që gjithmonë e trazon nga gjumi malli për njerëzit dhe tokën ku u lind e u pagëzua me emrin e atdheut.
Kështu që, duke lexuar poezitë e librit “Odeoni i mallit” të poetes Hatixhe Xani-Ahmeti pa dashje u ndjeva se jam mes gjuhës të shpirtit, që shndërrohet në mall për njerëzit dhe atdheun, dhe atë:

• si shpërthim shpirti 
• si prush ndjenjash 
• si mall për atdhe 

Mendoj kështu, ngase vetë poezitë e kanë pamjen mu si plagë malli që di të trazojë shpirtin me ngjyrat dhe aromat që i kultivojnë brenda shtatit të njeriut, duke u dalluar nga jeta e jetikes brenda lulishtes së jetës dhe, duke u emëruar sipas ndjenjës dhe shikimeve të syve që i shohin dhe prekin dhimbat e kujtesës si tërësi me emërues të përbashkët: Mall.
Pra, poezia “Odeoni i mallit” dhe vetë odeoni i shpirtit të poeteshës Hatixhe Xani-Ahmeti dalin lirshëm nga gjuha e shpirtit, për të treguar se çka fshihet në shpirtin e njeriut me dashuri të madhe për atdheun dhe njerëzve të saj, por të ndarë mes lloit të vet, dhe atë:

• mall atdheu, dhe
• mall e dashuri për njeriun. 

Kuptohet, po qëse i referohemi mallit si ndjenjë njerëzore, mendoj se sipas poezisë të poeteshës në fjalë, poezia do të mbetej pa bukurinë e saj, me nje ndjenjë të veçantë dalë nga shpirti poetik, që e do lirinë ashtu si e lind odeoni i mallit, si poetesha në librin “Odeoni i mallit”. Sepse poezia e poeteshës Hatixhe Xani-Ahmeti nuk duron që t`i japësh as ngjyrë e as aromë, ngase është një gurrë e pandërprerë, që buron nga odeoni i shpirtit.
Kështu që gjuha e shpirtit në kuptimin e ndjenjës dhe në kuptimin e poezisë atdheu dhe malli, që na e shfaq në poezinë “Odeoni i mallit” poetesha, me një pamje që e tregon dhimbën e poetes për tokën e cila i jep ose ia merr mundësinë për të jetuar e lirë në liri me njerëzit e atdheut.
Apo më shumë se kaq, një shpërthim i zjarrtë shpirti, që mos të ecin njerëzit shqiptarë nëpër tokën e tyre duke u pyetur sesa kushton liria ose më mirë thënë, a kushton liria më shtrenjtë se gjaku që e fitoi lirinë.
Besoj se poezia e Hatixhe Xani-Ahmeti, do të flasë më shumë mes lexuesve poqë se lexohet mu ashtu siç e ka shkruar poetesha me gjuhën e odeonit të shpirtit dhe odeonit të mallit.
Së fundmi, poetesha në fjalë dhe libri “Odeoni i mallit” me poeztë që e qëndisin librin në fjalë, janë dëshmi që dëshmojnë sesi shkruan odeoni i shpirtit për atdheun dhe njerzit e atdheut.

 

Nga: Rami KAMBERI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s