Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
I BIRI I FARKËTARIT
 
Baladë
 
Ishte dikur një farkëtar
që qeshte dhe shpotitej jashtë,
kur motesh tutje në janar
i lindi dhe pinjolli i shtatë.
 
Pati besimin se një ditë
kjo qenie që guiste pranë,
do lidhej në të njëjtin rit
mbi kudhër bashë me babanë.
 
…Por vdiq një ditë farkëtari
dhe fati nuk vijoi rrugën,
nga shpresat ku dëshiren vari
i shtati nuk e deshi kudhrën.
 
Dhe vitesh kur sërisht u mblodhën
pinjollët që prej tij u lindën,
dyshimet përsëri i lodhën,
se qe dikush që s’desh traditën.
 
I shtati rrinte si mbi gjemba,
shikonte brezat e tij eti,
dhe atë mllef që mbanin brenda
nga më i madhi tek i teti .
 
Dhe ikën larg me dëshpërim
rioshët që la pas i ati,
gjithmonë ne trisht e mosbesim
se tradhëtar ishte i shtati.
 
Por vitet rrodhën dhe ky pinjoll
diçka po ndjente thellësisht,
shikonte jetën, mendonte hollë
dhe ëndërronte vazhdimisht.
 
Pastaj rrëmbeu penë dhe letër
filloi fshehur të këngëzonte
dhe natyrisht në formë tjetër
ndërtonte shpesh atë që donte.
 
Nga shpirti flakë u pagëzua
dhe grumbulloi një mal me letër,
pastaj në heshtje u betua
se do të merrte kudhër tjetër.
 
Dhe natën kur të gjithë flinin
kuptonte që vizione shpirti,
nga shtrati shpesh e sedërtonin
dhe udhëtonte flirt pas flirti.
 
Përzgjithte fjalët si metal,
i ngrohte zemrës dhe sërisht
me ndjenjat kudhër e çekan
i riformonte ëmbëlsisht.
 
Dhe ndodhi që kuptoi fatin
pinjolli i shtatë i janarit,
se kishte mbetur për të jatin,
në studio bir i farkëtarit .
 
 
 
Vala e Vjosës
 
Neonet treten mbi breglumë,
më bie rruga prapë andej,
si dikur vitesh marr dy gurë
mbi vallëzim i fishkëllej .
 
Një valë kryeneçe ngrihet
hovin u pret , i fut ne gji,
pastaj këlthet me gjuhë shkumë,
më pyet ashpër : – ku ishe ti ?
 
Nuk di ç’ti them dhe shfajësohem,
vërtet kam vite pa e parë,
por shkumëzimin s’e kam haruar,
edhe pse jeta na ka ndarë.
 
E vala gjithe vrull tërhidhet,
kërkon një shkak për vitet larg,
kur ëndrrat tona në ditë vere
ngjasonin te ylberit hark .
 
Moj valë e bardhë e Vjosës sime
nuk di ç’të them , si të ta them,
ashtu qysh ujrat turbullohen
dhe shpresa të turbulluara gjen.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s