Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Përherë e më pranë
 
Në fllad të detit
ndiej parfumin tënd
aromë ardhur mes puhish të jodizuara
kripëzuar stërkalave valë
e përhapur ëmbël gjithë ranishtes.
 
Natës më shfaqesh si një vegim
plot yje që shndrijnë kupës më të lartë
dhe ti si i vetmi vezullim
zbret ëndrrave të mia magjishëm.
 
Disa shtigje të çojnë ujrave
pasqyrim i rrezeve jetë
dashuruar me përjetësinë kristale
heshtas, ngjyrimesh pafund.
 
Ti nuk je i vetmi mendim,
nuk mund të shuash as dëshirat
Ti je oazi im
që të ndiej thellë në shpirt.
 
 
 
Kur nuk të shikoj
 
Kur nuk të shikoj
ndiej hijen e hapave
këmbët si prej fëmije
hedhur lehtë, fëshfërimë.
 
Hapat ndoshta të rëndojnë sot,
si vetë koha,
zbardhur viteve të thinjura mungesë,
e sytë vjollcë
trasformuar dhimjesh.
 
Shumë gjëra rrinë fshehur në zemrën time,
ndoshta pluhurosur të fshehtave kujtime
dyer që nuk njohin më trokitje
harruar,
kthinave labirint në të largtat udhëtime.
Gjithça duket bosh!
Humnerë që tmerron të miat mendime.
 
Unë po njësoj
Bisedoj me lulet
Murmuris këngën tonë të dikurshme
e ashtu pa zë
mbetem me sy nga përtejqiejt!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s