Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Trëndafilat e rrugës

Kam këputur trëndafila rrugës,
pastaj kam ikur larg,
i lehtësuar,
për t’u kthyer prap…

E kam gjetur çdo trëndafil kryeprerë,
të kthyer në ferrë!…
Më ka mallkuar:
“Hej të shitoftë zana,
çfarë të bana”,
ke ngjallur dy plagë,
njërën për vete,
e tjetrën për mua!

Po kërkohet një jetë
për t’i shëruar.

 

Ishulli i fjalëve

Një jetë udhë për t’u gjendur buzë detit,
në bregun që të mbush me frymë,
prej nga shihet një ishull që e prek fjala
e në vështrime pulëbardhash,
poeti pelegrin
kërkon ta kapë misterin e krijimit,
të pas ditës së shtatë,
kur zoti krijoi poetët
e harroi ta krijonte poezinë…

Në atë ishull fjalësh,
mbështjellë me vështrime pulëbardhash,
dallgët shuhen pa u prekur,
e këmba s’shkel,
veç poetët,
të gjallë ose të vdekur,
përmes fjalës
do të mbërrijnë dikur atje…

 

Kur horrat ta çesin fallin

Bota kur sheh filxhana për fatin,
paguan fallxhore,
ti e nxjerr vetë fallin,
me gota
e hijeshon hallin.

Në fund të gotës,
ti sheh një pus me vrima,
ku rrëzohen e çohen viktima.
Pijanecë të kthyer në fallxhorë,
orakull horr!
E kur horrat ta çesin fallin,
askush nuk do ta qajë hallin.

 

Kur të mbarohet koha

Kur të mbarohet koha e gjithçka të hidhet pas krahëve,
çveshur prej mitit, nën një pikëpyetje të zbrazët Zbulesa,
mbi statuja dhe gurë varresh pret të sotmen e djeshmja, 
nën lëkurë përsëritet refreni i mungesës, – pendesa.
Amshimi në kryqëzime fryme mishërohet,
kryqi rrezikon të lëshohet përtokë si një hije,
zbukurohen idealet e çprangosura përtej harrimit,
frymë përjetësie në lulet që çelin e zgjohen,
në vendtakime hamendjesh, dilemash të gjumit dhe zgjimit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s