Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

Shembëlltyra e poezisë

E përkundërt dukesh por s’je e tillë
Fjalën në varg e shtjellon me mirësi
Edhe kur pushka poetike të qëllon
Metaforës mjeshtërisht i shpëton ti

Vriten figurat e vdekjes së fjalës
Shkruhen a digjen në të njëjtën fletë
Po fjalë e dalë nga thellësi e zemrës
Mbetet gjallë askush s’mund ta vret

E disa fjalë vdesin siç vdes çdo njeri
Në vorbullën e makthit a mes flakëve
Vetëm pluhur mbetet n’gjuhë të ngrirë

Kush do t’na i ngjitë germat a fjalët…
Në vargun e gjerdanit të pavdekësisë
Shembëlltyra jote – o shpirt i poezisë!

 

Si ta bindi veten…!

Si ta bindi veten për të shkruar vargje
Ndonëse kësaj rruge qysh heret pata filluar
Ka kaluar koha s’më lënë dhimbtë e trupit
Më shtërngojnë fort e më lëndojnë shpirtin
Si t’i duroj vuajtjet që m’krijojnë baraspesha
S’dua që të bukurën ta shëmtojë e keqja
Assesi kto vuajtje t’i trashëgojë e nesërmja
Dhimbjet shtrembërojnë bukurinë e fjalës
Ndonëse madhështia duron deri në vdekje
Mundimet kallen e ndërkallen në shpirt
Dhe me frymën e zjarrtë shkruhen në letër
Që të bëhen të ndjera për njerëz të mirë
Për padurimin ndaj çnjerëzores e të keqes
Në rast ligështimi vargu mund të bjerë
Por për dashurinë bashkë me dhimbjen
Ndizet e kullon dritë nga shpirti i shenjtë
Rrugës së urtisë t’mos errësojnë lakmitë
Sa vonë çenkam nisur për të shkruar vargje!

 

 

Kyçi i shpresës…

Sikur të mundja nga ëndrra të shqitja
Zgjuar apo fjetur kjo s’ka rëndësi
Vetëm pranë meje ty të të kisha
Kyçin e tundimit shpirtëror ta hiqje ti

Ti flakesh avlëmendeve me fije truri
Pëlhurën e zemrës e end me mjeshtri
S’je Penelopë qē të trembin mtonjësit
As s’jam Odiseu që rrugëton për ty

Vetëm kujtimit i ngjitem në heshtje
E kaluara mbetet si epsh që torturon
Ti ke botën tënde, t’imen marrëzia
e mbulon

Rrugës së drejtë që është dytehëshe
E ngushtë për kokën që ec me pabesi
Zgjimit të ndërgjegjes kyç shprese je ti.

 

Djajtë…!

Djajtë i kanë zënë brigjet
Urat s’mund të ngriten
Ne përplasemi dallgëve
Shtjellës në theqafje

Vrasim njëri-tjetrin
Zhveshur nga marrëzitë
Ngrit perden mashtrimi
Na i zbulon fshehtësitë

Epshi tundon trurin
Nga dashuri e pacipë
Në marramendje kohe
Mbetemi lakuriq

Lumi dallgëzon brigjeve
Ura asgjëkundi
Urat djajë me brirë
Vrasin e prejnë lumin

Dielli i shterpëzuar
Si saç përvëlon
Vorbullës së lumit
Valon jetën tonë

Zgjohemi përgjumshëm
Dallgësh mjegulluar
N’mashtrim të së keqes
Me gjak turbulluar

Lumit të kulluar…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s