Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

O PYLL BUBULAK ME PEMË TË KUQE!

Lëndinë bleroshe me gjinj të kaltër,
Përse vallxon ashtu nëpër erë?!
Buzëve të kuqe syrit të pastër,
Kujdes trëndafilin moj aq shum mos e tremb
Se gjithë petalet përdhe po ja hedh,
Aromën e ëmbël ti gjinjve ja vjedh!

O pyll bubulak me pemë të kuqe!
O shteg i gjelbërt me krahë të verdhë!
Kujdes trëndafilin që keni mbi supe!
Kujdes bufalakun e mbirë në ferrë!…

Bo bo mos m’a mbysni – se mos m’a trishtoni!
Kujdes nga ëndrrat atë mos m’a zgjoni
Kur lart e poshtë ai bredh erërimit
Me këmbë prej vese,me sy dritgëzimi!

Se aromë e tij më shumë nga gjith’ lulet
Fletët dhe frutat dhe bari dhe shkurret,
Ja shtojnë bukurinë pranverës – lodrimit
Dhe çupave e djemve,në flak të bashkimit!

 

Filozofia e qenit plak!…

Një qenë i vjetër i shtrirë nën diell
Po shlodhej e qeshej një ditë të diel!
Papritur një klithmë,ca lehje ca britma
I prishën qetsinë bablokut k’to thirrma!

Ehee! – tha babloku – i ri ësht’ i shkreti
S’e di ç’ësht’ qetsia,s’e di ç’ësht’ mileti!
Dhe unë dikurë si punë e tija
Vrapoja bërtisja e shum’ ulërija!

Gjer gjyshi i urtë mënjanë më thirri
T’mos ik më k’shilloi,më larg se zinxhiri!…
Andaj kapedanë,shërbe me të butë
N’pleqri të kesh paqe,kolibe dhe bukë!

Se zot i shtëpisë të merr të nxjerr jashtë
Kur ja kundër teje dy tre bëhen bashkë!
Le t’jen këto buçe,buçar a trutharë…
Kujto se je qenë,nuk je gjeneralë!.

 

Kudo më lidhën me zinxhirë!

Kudo ku shkoja më lidhnin me zinxhirë!
Çfarë dreqin kishte tek unë që atyre s’u pëlqente
Unë kurrë s’e kuptova!
Me vehte mbaja gjithmonë një trëndafilë
Që çuditërisht ata në vend që t’i qetësonte,
Më shumë kundër meje për dreq i ndërzente!

Dhe tmerroheshin ata kur un’ papritur i këpusja prangat
Duke recituar mbi ta – Psalmet e Dashurisë!
Un’ përherë kam qënë,jam e do të mbetem
Edhe kur të tretem,
Mik për kokë e bes tek Fjala!
Por ata asnjëherë fjalës s’i qëndruan
Por me gurr e minj dordolecër,përher më sulmuan!

Po mjaft u mërzita me të tillë plehra!
Un’ s’mund t’u ndryshoj atyre ç’u kanë mësuar brezat
Po i lë të kënaqen në të tyret dhera
Kur përhera kan lindur e do t’lindin veç ferra
Sado që t’llustrohen gradave e kollarove të shtrenjta!!…

Se në jetën time nuk i kam puthur dorën askujt
Dhe nuk ka këlysh prej këtyre bushtrave të më dal përballë!
Sepse unë njoh në jetën time veç ore por veç një burrë
Me emrin Nikolla Risto që ishte mal përmbi çdo mal
E që gjith jetën pa i u dridhur syri,
I goditi këta batakçinjë e sharlatan
Me fjalën plumbë
E me pështymë përmbi ballë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s