Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

***

Poeti ka brenda shpirtit
Një lëndinë me fjalë të njoma
Kur i mbjell vargjet e ritit
Mbin e çel një pemë me shkronja!

 

Mbrëmja

Seç ka një të fshehtë kur vjen mbrëmja
Edhe luleshqerrat tkurrin petalet
Bari i gjelbër sikur loton nga dhimbja
Unë me cicërima zogjsh ndaj mallet.

Pastaj edhe zogjtë do ikin të flenë
Në folezën me të vegjlit nën krah
Pas pak unë vetëm do të jem
Jam me kujtimet e mia,”vetëm” kush tha?!

Pastaj me mua do të vishë ti
Bashkë me fjalën ” përgjërohem”
Pastaj unë e heshtur do të rri
Nga fjalë zjarri edhe ëndrrat pushtohen.

 

Klithma e një Nëne.

Motra e dëshmorit shkoi sot në Muze.
Nga të vëllait la një amanet të vjetër.
Një shall, një flamur, një palë çorape
dhe ca vargje për të shkruar në letër.

Sytë e nënokes u mbushën me lot.
Idealin kishte mbajtur në gji, një jetë.
Qante për vëllain si të ishte vrarë sot.
E shkëputi nga shpirti të vjetrin amanet.

“Faleminderit Partisë”: thotë e mira nënë.
Me idealin e pastër në gjirin e saj.
Nënqeshëm nga turpi gazetari dhe unë.
Për idealin e shkelur s’i folëm asaj.

U lënduam pa dashur nga ky realitet.
Për cilën Parti e kishte fjalën nëna?
Për kë demokraci ranë dëshmorët e ndjerë?
Sot mua per Vloren, të vdes ma ka ënda.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s