Refleksion rreth vëllimit poetik ” Sytë e dashurisë” të autores Behare Shabani- Neziri / Nga Rami KAMBERI

Refleksion rreth vëllimit poetik ” Sytë e dashurisë” të autores Behare Shabani- Neziri

 

Nga Rami KAMBERI

SYTË E DASHURISË PËR LUMTURI JETE

“Shpirtin e lashë te rrjedha e lumit
Për një shikim të urtë
Pa ikur mirë nga shtrati i gjumit
Që më përkundte butë

Si nëna që e përkund djepin me sy
Derdhur gjinjtë mbi lehonë
Kur qumështi i del për një dashuri
Ditën apo natën e më vonë

Për ca pika jete që buzëqeshin
Ndër sytë e lodhur nga frika
Kur shtatin dinë që të ta veshin
Si ca shikime me ca të liga”

Kur poeti në cilësinë e kritikut letrar, poezinë e shikon jo si poet, por si një sy i tretë, me syrin kritik, ndjehet si një lexues që poezia e josh, dhe, sikur e mishnon apo më mirë thënë e mbulon më lëkurën poezi, e, në veçnti kur natyra e poezisë si tërësi është një gjeografi e madhe dashurie, ku simbolikë më e theksuar është apo janë sytë, siç është poezia e poeteshës Behare Shabani-Neziri, në librin me poezi “Sytë e dashurisë”.
Them kështu, ngase vetë poetesha librin në fjalë e fillon me një thënije që buron nga gurra e shpirtit të saj:

“Jeta m’i fali dy sy
Kuptohet, pikturuar nga Perëndia
T’dhurojnë dashuri
Ku dua t’më plaket jeta dhe bukuria
Duke qëndisur lumturi
Ndër sytë që i vretë vetmia”

Kështu që, me këto vargje që poetesha pikturon sytë dhe pamjen e saj fizike dhe shpirtërore, sikur na detyrojnë që ta lexojmë një shpirt njeriu, që me dashuri dëshiron ta qëndisë dhimbën e syve të botës që e rrethon me lumturi, dhe jo më kot kërkon që edhe jeta e bukuria e saj të plaket duke dhuruar dashuri për lumturi, kuptohet, lumturi jetike e shpirtërore për ata që këmbët u kanë mbetur në mes të rrugëve jetë për pak lumturi, që ta vazhdojnë ecjen me dashuri.
Dhe, duke lexuar librin si tërësi, por që poetesha e ka ndarë në cikle, si:

• Etje për lumturi,
• Sytë e dashurisë, dhe
• Jetë e bleruar

Cikle, që e bëjnë tërësinë e poezisë “Sytë e dashurisë”, të poeteshës Behare Shabani-Neziri, si një qiell të hapur, ku mund të jetësohën shumë sy, të cilët në kuptimin jetik, janë:

• Skamje,
• Dhimbje,
• Plagë,
• Uri,
• Lypsarë,
• Të vrarë në shpirt etj.

Dhe, po t’i shikojmë varrgjet që poetesha i shkruan më një stil të veçantë, por me një liri të plotë, që lirshëm poezia të marrë frymë e, jo të mbetet mes kornizave, që besoj se çdo poezi e ngulfatin dhe nuk e lejojnë që ta pikturojë gjuhën e shpirtit me ngjyrat e gurrës së frymës-poezi.

“ Mbrëmë e putha n’dy sy
Gurin e Fatit në lulishten e lirisë
Për ca pika shi e lumturi
Që pikonin nga qielli i dashurisë”

Janë këto vargje të poezisë “Mbrëmë”, që flasin me një gjuhë të figurave dhe simboleve jetike, për të cilat njeriu mbetet statik në jetë, po i munguan. Ndaj, poetesha mëton që lumturinë ta gjejë kudo, për të thënë së dashuria ka kuptim.

Behare Shabani- Neziri

Një dashuri për jetën dhe brenda saj edhe jashtë kufijve të gjeografisë të qenit njeri, që e prek vetëm tokën, e cila i duket dhe mendon se është një dashuri që të mbetet në sy, mu ashtu sesi qëndiset shpirti që dashuron, por harrohet dhe kudo dëshiron të mbetet mbret i saj, duke mos dashur që ta kuptojë se dashuria është një univers për një njeri, që vetëm tokën e ka sy e jetë.

“E trembur nga era me stuhi loti
Që m’i mori sytë e dashurisë
Për dhimbjet që s’mi tretë moti
Që përkunden n’sy t’lumturisë”

Dhe ja si na e përshkruan këtë lloj dashurie poetesha Behare Shabani-Neziri, në poezinë “ E trembur”, ku shihet qartë se poeteshën e frikëson kjo dashuri me energji të egos vetëm unë mundem, vetëm unë dashuroj etj.
Si do ta pagëzonim ndryshe këtë dashuri që e ka plagë dhe, që dëshiron të mbetet dashuri me dashurinë që e ngufat lumtururinë e dashurisë.
Poetesha, më tej mes poezive dëshmon se kudo që të mbeten sytë e saj, shtati dhe shpirti në ecje rrugëve të jetës, dëshiron që si një luftëtare e dashurisë ta kërkojë fatin jetik edhe aty ku fjalën e ka vdekja e lumturisë.
Shumë nga poezitë e poeteshës Behare Shabani-Neziri kanë emër, që të pikturohen në portrete me identifikim për jetën, jo për të thënë se unë jam ajo që më lindi Zoti, dhe, e tillë dua që ta vulos fatin e jetës, por unë jam ajo që e kërkoj lumturinë kudo, që ta pagëzoj kohën që e jetova – dashuri e lumturi.

Sytë e dashurisë

Jo rastësisht them kështu, mbase, duhet të jemi të vetëdijshëm, se: brenda poezisë të poeteshës Behare Shabani-Neziri, qëndron vertikalisht arsyeja e dashurisë për dashuri e, dashuria për lumturi.
Fundja, për të mbetur i kuptuar, qoftë si njeri apo poet e kritik letrarë, do të mjaftojnë vargjet e poetes:

“E preka pa dashje edhe erën n’stuhi
Me qerpikun e zi t’ballit
E etur për pak mall e për dashuri
Që m`i piu rrudha e ballit .”

Ja, kjo është poezia, dhe poetesha Behare Shabani-Neziri, që me librin e saj “Sytë e dashurisë” na dëshmon se vërtetë është e bekuar nga Zoti, që të falë dashuri për pak lumturi, ndër sytë që janë të pikëluar me dhimbje, në këtë jetë toke.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s