Shtëpia Botuese “ADA” publikon   librin me balada “Legjenda pavdekësish”  të autores Lumturi PLAKU me parathënie nga liriku Agim BAJRAMI

Shtëpia Botuese “ADA” publikon   librin me balada “Legjenda pavdekësish”  të autores Lumturi PLAKU me parathënie nga liriku Agim BAJRAMI

Botimi i parë, 2018
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cmShtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, maj 2018

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

Të gjitha librat e botuar te shtëpia botuese “ADA”
mund të gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Plaku, Lumturi Legjenda pavdekësish:
balada / Lumturi Plaku.
Tiranë : Ada, 2018
128 f. ; 14×20 cm.
ISBN 978-9928-244-95-6
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

Botues: Roland Lushi

Një varg i shkruar me kulturë dhe ndjenjë është gjithmonë i mirëpritur nga lexuesit, sepse arrin të bëhet një zëdhënës shpirtëror i poetit ose poetes. Por… kur vargut i shtohet edhe shija e kripur e një pike loti, që endet mbi relievin e shqetësuar të tij, emocioni ndrron ngjyrë e kthehet në psherëtimë.
Në poezinë e saj transparente e të ngrohtë, autorja i kushton shumë rëndësi ritmikës së rrëfimit. Vargu i saj rrjedh vetvetiu, nuk sforcohet, në të kundërt ai tenton të ndjekë frymën e autores dhe ritmin e zhvillimit të fabulës.
Shumë poezi mund ti marrësh edhe si drithërima, që spontanisht prezantojnë koshiencën e shpirtin e autores. Ne vargjet e Lumturisë mund të mos ketë shumë lëmime apo gdhëndje artistike, por janë prezent natyrshmëria e spontaniteti. Kjo është shumë e rëndësishme për një poete me kërkesa te larta artistike si Lumturija. Poezia e saj është një poezi në lëvizje, që jo vetëm tenton të marrë sa më shumë impresione, por edhe të flakë prej tyre tepricat. Ajo është si era, si shiu, si rruga, apo akrepat e sahatit që vetëm lëvizin dhe s’kanë kohë të kthehen mbrapa.
Ka kohë që Lumturi Plaku nëpërmjet vargjeve të sajë, shpesh herë na vë në duar psherëtima të tilla, dhe kjo falë natyrës së sajë tepër të ndjeshme si grua, nënë dhe të aftesive të sajë të spikatura si poete e ndjenjave të pastra dhe të thella jetësore. Është një aftësi, që shpesh shndrrohet edhe në barometër ndjesor plot ulje e ngritje, pa lënë ti shpëtoje asgjë. Gëzimet, hidhërimet, këngët, vajet, elegjitë është e pamundur të mos kenë vendin e tyre në tonalitetet ndjesore të këtyre poezive
Çamëri o dhimbje nëne për një bir
Trëndafil mbushur petale
dimër e verë …
Duke lexuar këto poezi përshtypja e parë që të krijohet është sikur autorja sapo është kthyer nga frontet e betejave emocionale të Atdheut. Sikur në retinat e veshve të saj, kanë mbetur ende oshtima gjylesh dhe vërshëllima plumbash, pllanga gjaku e klithma nënash, apo gjyshesh, që kanë parë bijt, burrat, vllezërit e tyre tju masakrohen nga bajonetat e vrasësve. Edhe atehere kur autorja tenton te hidhet në tema dhe problematika të tjera vargjet e poetes tek ky libër, vazhdojnë të gelojnë serish nga historia.
Janë heronjtë dhe ngjarjet, që mbartin një mal kujtimesh mbi supe e përhapin kudo një frymë epiciteti. Që prej mërgimtarit të lodhur, që për një jëtë më të mirë, ka braktisur Atdheun e vlerat e tij e që malli e gerryen si acid, nga viktimat e pafata me gomone nëpër dete në egërsinë e dimrit, që ju grisi copra me dhjetra e qindra libra jete, gjer tek figura e nënës çame, që duket se ka zbritur nga një baladë epike për të pohuar të vërtetat e tmerrshme të një kohe të egër, antinjerëzore dhe antihumane. E ku harrohet ajo legjendë, ajo kasaphane e madhe, që akoma ne Çamëri ndizet. Nur gjaku i të vrarëve. Dimensionet e dhimbjes janë aq të mëdha sa të duket se nuk mund të përmblidhen brënda kufijve të këtyre poezive e poemave e megjithëate energjitë që bartin këto poezi, janë të pafundëshme.

Lumturi Plaku

Dy poemat për Osman Takën janë ato më të qëlluarat e këtij vëllimi. Lëvizjet energjike të fustanellës, ondulacioni i flokëve mbi shpatulla, krahëve hapur si shqiponjë, të Osmanit, nuk janë veç shpalosje tipike e artit vital të një kombi, por dhe mënyra e vecantë e demostrimit, si mund të shkohet drejt vdekjes duke e sfiduar atë madhërisht. Është një poemë, që të tërheq edhe me pohimet e saj të fuqishme edhe me artin e pasqyrimit.
Prej vargut në varg dheu tronditet dhe trupi i harlisur i poemës ngjan se ndjek dhe imiton pulsimet e fuqishme të kësaj vallje. Duke qënë edhe vetë bijë e kësaj treve me kaq histori dhe bëma luftarake, autorja jo vetëm arrin të na i percjellë besnikërisht ato, por të na injektojë edhe ne dicka prej magjisë dhe madhështisë së tyre.
Në vargun e valles së Osman Takes, që injoron vdekjen, poetesha sjell si valltar; 13 Bilbilenjt e Progonatit, që ndezin cigaren e e thëthin, para varjes në litar… Gjergj Elez Alin, që për nderin e motrës e gjithë krahinës, ngrehet e me nëndë plagë në trup prej nëndë vjetësh, përleshet e vret Bajlozin e detit… Mic Sokolin, që për të evituar masakrën, burrërisht i vë gjoksin topit, Vasil Laçin, që para se ta vrisnin kërkon krëhërin të vdesi i bukur. Pra në një far mënyre kuptojmë që në ekzistencën e poetes zien si vullkan krenaria e të qënurit shqiptare.
Me të njetën forcë pasqyrimi është edhe poema “Baladë për Çamërinë” për mbi masakrën e tmerrrshme, tamam sikur Lumturia vjen nga një kohë e djegur me qëllimin e mirë që ti riktheje asaj blerimin e merituar. Na duket sikur ka ende në sy klithmën dhe gjëmat e kaluara. Kjo ka bërë që raportet e dhimbjes dhe shpresës, ekuilibrojnë njëra tjetrën, por me tendencë në rritje tek kjo e fundit. Poetesha lëviz në sfondin e kësaj dhimbje duke e plotësuar atë, herë me zërin e parë, herë me zërin kthyes,tamam si tek polifonitë e jugut, apo këngët elegjike të trevës së Çamërisë. Kjo e ben aktin e të lexuarit, dridhërues e shumë emocionues
Në pellg gjaku, të copëtuar,
nxjerr syt, prerë hundë, këmbë e krah,
në gryk me vrymën e thikës,
nga ju dilte akoma gjak,
pranë e pranë, gjeta burrin,
babin tënd e tim vëlla.
Përveç fatet fizike të njerzve, poeten e shqetëson dinjiteti i tyre, që mes llahtarës,me dhimbje braktisin gjithëshka e marrin rrugët. Poezia për Ninën,na dhuron një baladë, ku edhe kafshët, mushka(Nina), kthehet në një heroinë për të përballuar bashkë me të zotët e saj, dhimbjet e plagët e gjenocidit grek.
Një kapitull me vete në këtë vëllim janë baladat për luftën çlirimtar e heroizmat e popullit të Kosovës, për heronj legjendar, që s’kursyen jetën e heronj të ngelur gjallë, si ajo e legjendarit Ramush Haradinaj e disa trimave të tjerë. Edhe këtu poetesha ka ditur të krijoj shpërfaqe shumë interesante
Pastaj u ul, të vëllanë puthi fortë
e gjakun fytyrës, ja lante me lotë
E të mos hapej panik në popull mbar,
që ishte vrar Luani, ai trim i rrallë,
e kufomën e tij të mos jua linte armiqëve …
Akoma të ngrohtë, e ngriti peshë,
e hodhi në krah e me të në shpinë, me vështirësi,
eci pa u ndalur me orë të tëra,
kaloj kufirin, e varrosi në Shqipëri
Figura madhështore e e pa vdekshme e Haradinajt pikturohet me ngjyra të gjalla dhe shumë ekspresive, e nëpërmjet përplasjeve të tij të çdo hapi, poetja na prezanton të gjalla tmerret, krimet, poshtërsitë serbe e vuajtjet me dhimbje të gjithë Kosovës heroike.
Prej njerës poezi tek tjetra, prej vargut në varg, autorja ka arritur të japë e të lej të pa vdekshme një pjesë të kuadrit të lavdisë dhe historisë së një kombi, që diti tju mbijetonte në shekuj pushtuesve të shumtë dhe genocideve më të ashpra të historisë së njerëzimit.
Në këto balada, ashtu si në baladat e Mujit dhe Halilit heronjtë janë të lidhur fort mbas tokës, shkëmbit dhe malit Ata jane vizatuar enkas me permasa hiperbolike, për ta bërë edhe më bindëse e prekse idenë e qëndresës dhe dashurisë për Atdheun. Në shumë raste penën e autores e ka zëvëndësuar ndjenja e nënës dhe motrës. Lumturia e ka vizituar disa herë Kosovën, ështe njohur e është rrënqethur prej ngjarjeve llahtar, i ka prekur me duart e saj varret e dëshmorve, ndaj në panoramat e këtyre baladave gjënden argumente të detajuara, me hollësi të imta jetësore. Vlerat e këtyre baladave natyrisht, i ka shtuar edhe aftesia imagjinative, përdorimi mjeshtëror i figurave, krahasimeve dhe metaforave të saj jetësore
Për poeten simbolika e shqiponjës është domethënia nga ku buron edhe qëndresa Ndaj ajo nuk i kursen ngjyrat e adhurimit dhe simpatisë sa heë e vë atë në fokusin e saj vështrimor. Pjesën e “luanit “në këtë libër e përbëjn baladat për Çamërinë dhe Kosovën, por jo pa shkak. Duke qënë për shekuj plagë të hapura të kujtesës sonë historike, autorja i bën thirrje ndërgjegjes sonë kombëtare për të mos harruar, Kosova është një mision i kryer me sukses, ndërsa Çamëria ende klith nën vargonjt e pushtuesit.
Emocione provokuar prej ngjarjesh të rëndësishme në etapa të ndryshme tek populli i saj, poetja na i ka ofruar me të tjera balada.
Nuk mund të lente pa vargëzuar emocionet e pjesmarrjes për herë të parë të Shqipërisë në kampinatin eurpian e sidomos ndeshjen “luftë”, Shqipëri- Serbi në Beograd. Në shpirtin e poetes përlesheshin një mori emocionesh; Revolta për keq trajtimin e lojtarve …. mos lënien e tifozave në stadium …merakun e kësaj skuadre, që nuk ishin në fushe loje, por si luftë ……merakun që djemt të ktheheshin të gjithë me shëndet në Atdhe… e pastaj emocionet me lotë të pritjes madhështore të lojtarve prej gjithë shqiptarisë.
Frymëmarrja në gryk më mbyti.
Ku kish vënd në atë moment për fitoren,
që unë prisja?
Në stadium nuk shikoja një flamur, që të valvitej,
s’kish lulëzuar një lulekuqe.
Vetëm djemt, me gjithë forcat luanin ndeshjen
pa tifozat për mbështetje,…
E më ngjanin si sorkadhet,
në gojë të ujkut, që hidhnin vallen …
Në të njëjtën valë ideore, pothuajse në të gjitha poezite e tjera te ketij libri në boshtin e tyre kanë ndjenjën e fortë patriotike. Problematikat sociale janë një pohim i bukur i shkrirjes dhe njësimit të krijueses me pulsin e historisë dhe realitetit. Pa dashur të pajtohet me arritjet e deri tanishme autorja vazhdon të shoh shumë më larg. Ajo tenton të shoh të padukshmen, atë të padukshme, që janë të aftë ta shofin vetëm poetët. Të zbuloj të bukurën e fshehur, apo të dhunuar … kërkon lirinë, ku nuk është, apo është e kufizuar… dënon të pa drejtën e të shtrëmbëruarën. Në këtë libër lexuesi bëhet bashkudhëtar dhe protagonist në të njejtën kohë e kjo na tregon që volumi letrar është më se i arritur.Urime poete Lumturi Plaku!

 

Agim Bajrami

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s