Fragment nga libri me tregime ” Ku do të shkosh Ela”  i autorit Hysen Kica

Fragment nga libri me tregime ” Ku do të shkosh Ela”  i autorit Hysen Kica

Jeta e sinqerte ndoshta 
është pak më e vështire
por është më e sigurtë
dhe më e bukur. 

– Ma jep dorën Ela!
Ela takoi dorën e saj me dorën e Artanit, Ndjeu ngrohtësinë e dorës së tij që shtërngonte dorën e saj dhe eci e lumtur pranë tij.
– Ku do të shkojmë Tani?
– Ku të duash ti shpirte, – i tha Artani. – Ndoshta mund të shkojmë edhe në Hënë. Mua më mjafton që jemi bashkë.
– Mos ma lësho dorën, – i tha Ela.
– Kurrë. Do ecim kështu gjithmonë bashkë në rrugën e jetës dorpërdorë si dy fëmijë. Unë ti dhe dashuria jonë. Unë të dua shumë Ela.
– Edhe unë të dua shumë Tani.
Ela ndjehej shumë e lumtur me dashurinë e saj. Artani ishte djalë i mirë, e donte shumë Elën dhe punonte në një autoservis për të përgatitur sa më të bukur çerdhen e arëdhshme të jetës së tyre familjare. Kishin rreth gjashtë muaj që ishin njo-hur dhe ishin dashuruar. Dashuria e tyre, si të gjitha dashuritë njerëzore, ishte shumë e bukur dhe po bëheshin gati të bisedonin me prindërit e tyre që të caktonin ditën e martesës.
-A shkojmë të marrim diçka Ela!
– Mos i prish lekët çuno se do mbetesh pa martuar.
– Kam fituar tremijë lekë për sot dhe na te-projnë ca për të prishur.
– Sa i mirë je ti Tani im i dashur.
– Ti je më e mirë se unë shpirte. Do bëjmë një dasëm të bukur.
– Unë do të ftoj më shumë se njëqind e pesëdhjetë dasmorë.
– Edhe prindërit e mi llogarisin shpesh se sa do ftojmë por akoma nuk kan nxjerrë një shifër të saktë. Mami ngul këmbë që të ftojmë më shumë nga njerëzit e saj ndërsa babi mundohet ta binde se nuk duhet të hapemi kaq shumë.
– Po pse nuk e caktojmë ditën e dasmës Tani?
– Mirë e ke zemra ime, – tha Artani. – Të bise-dojmë me prindërit dhe ta vendosin ata.
U ulën diku mbi gjelbërimin e pranverës. Ar-tani rrethoi mesin e saj me krahun e tij ndërsa Ela mbështeti kokën te supi i Artanit. Vërtetë kishin marrë vetën një patatinë me erëza por ishin shumë të lumtur. Bota e bukur e dashurisë ishte krejt e tyre dhe mbushte gjithë jetën.
Ela rastisi një ditë në një supermarket me vëllaun e saj të vogël. Ai pa diku një makinë lodër, e rrëmbeu dhe kërkonte patjetër që t’ja blinte por asaj nuk i mjaftonin paratë. Ela mun-dohej ta bindëte se do shkonin në shtëpi e të merrnin paratë e duhura por vëllai nuk e lëshonte lodrën. Kur Ela tentonte t’ja shkëpuste nga duart ai shtrihej në dysheme dhe bërtiste me të madhe aq sa tërhoqi vemendjen e atyre që ndodheshin pranë.
– Pse ja prish qejfin djalit? – i foli një djalë mjaftë i mbajtur që u afrua pranë saj.
– Dua makinën, – tha vëllai i Elës duke e shtërnguar fort.
– Eja se ta blen xhaxhi, – i tha djali i panjohur dhe ia pagoi si një “ boss “.
Ela u ndje e papërgatitur dhe nuk foli asnjë fjalë ndërsa bossi, që kishte paguar lodrën e vëllaut të saj, dukej shumë i sjellshëm. E mori vëllaun e saj përdore deri sa shkuan te makina e tij e bukur që ndodhej para supermarketit.
– Na falni, – i tha Ela, – por ne do shkojmë në shtëpi.
– Paskeni një vëlla shumë simpatik, – i tha bossi dhe po ju çoj unë.
– Ju falemnderit, – vazhdoi Ela. – Nuk është nevoja.
– Unë do hypi në makinë, – tha vëllai i vogël dhe hyri brenda sapo bossi hapi derën.
Ela u afrua te makina luksoze, kapi vëllain e saj për krahu dhe e tërhoqi jashtë por ai u kap me forcë diku brenda makinës dhe filloi përsëri të bërtiste me sa fuqi kishte.
– Mos bëni kështu, – tha bossi. – U çoj unë ku të doni vetëm mos na bëni gazi i botës. Po na turpëroni në mes të rrugës. Edhe vellait mos ja prish qejfin për kaq gjë se fëmijë është.
Ela u ndje shumë ngushtë. T’ja linte vëllain atij njeriu të panjohur ishte e pamundur prandaj hypi në makinë dhe orientoi shoferin se ku do të shkonin.
Bossi u tregua shumë njeri i mirë, i bëri kom-plimente Elës, e pyeti për emrin dhe i çoi deri atje ku i kërkoi ajo.
– Ju falemnderit! – i tha Ela kur zbritën.
– Mos e thuaj më ate fjalë, – i tha bossi duke i shtrirë dorën. – Për mua ishte kënaqsi që bëra qejfin një fëmije.
Ela u largua pa e kthyer kokën pas dhe e grushtoi vëllain e saj sapo arritën në shtëpi por loja nuk mbaroi këtu. Djali i panjohur, ose “ bos-si “, sikur i shfaqej rastësisht përpara, e përshëndeste Elën dhe një ditë e ftoi “për kafe”. Mendoi se edhe ajo duhet të ishte e sjelleshme me këtë djalë të kulturuar dhe pranoi.
Kur erdhi rradha të paguante bossi nxorri nga xhepi një tufë të madhe me para dhe ndau prej tyre një pesmijlekshe për t`ja dhënë kamarierit.
Një botë, krejt tjetër nga bota ku jetonte Ela, u hap para saj. Pa e kuptuar ajo filloi ta pëlqente këtë botë dhe ta ëndërronte. Filloi ti shmangej Artanit. Filloi edhe ta harronte dhe ta ze-vendësonte me bossin. Djali i ri, që po futej në botën e saj, kishte para pa masë, e dërgonte në lokale moderne dhe i blinte çfarë të pëlqente ajo. Kujtoi se fati i zbriti nga qielli dhe rendi si e çmendur në botën e re.
– Ela, Ela! Ela shpirtë. Pse nuk po vijnë prindërit tu e të bisedojnë më prindërit e mij të caktojmë ditën e dasmës? – e pyeti Artani.
– Më vjen keq Artan por mendoj se nuk duhet të ngutemi.
Artanit i bëri shumë përshtypje që Ela e tij e dashur nuk i tha më “ Tani im i dashur “ dhe ndjeu se një thikë mizore donte ti ngulej në zemër.
– Mos thuaj ashtu shpirte. Këtë verë ne duhet të martohemi patjetër.
– Nuk e dij, – tha Ela. – Martesa është një vendim shumë serioz dhe mua më duhet të men-dohem mirë para se të vendos.
Artani e kuptoi se Ela po ndryshonte, iu lut disaherë që të mos e shkatërronte dashurinë e tyre të bukur, u ul në gjunjë para saj por… Mjerë kush ulet në gjunjë dhe lutet një njeriu që nuk e dashuron.
– Pse më flet kështu shpirti im?
Ela tani kishte kaluar në një botë krejt tjetër. Filloi të frekuentonte lokalet më të shtrenjta, të pinte pije alkolike, të pinte cigare, të vishej tepër moderne dhe të shoqërohej me një qen. Artani nuk egzistonte më në botën e saj dhe ato qurra-vitjet e tij e pështirosnin. Tani ajo i shikonte njerëzit si milingona dhe të shkilte me këmbë. Bossi kishte hapur para saj një botë të re dhe kishte para me të thyer kokën. Ai nuk maste kurrë sa prishte për ti bërë qejfin Elës. Tani Elës i vinte keq që nuk e kishte njohur me kohë bossin dhe që kishte dashuruar ate pabuksin që e kishte emrin Artani.
Por… Një ditë bossi kishte dërguar dy shokë atje ku e priste gjithmonë. Ata i thanë se bossi nuk ishte mirë dhe kishte dërguar ata që ta merr-nin. U merakos për shëndetin e bossit dhe shkoi me shokët e tij. Për çudi bossi nuk ishte aty ku e dërguan ata.
– Ku është bossi? – pyeti Ela e merakosur se mos ishte sëmurë.
– Bosi ka shkuar në Angli, – i tha njeri prej tyre.
– Si ka mundësi! – foli Ela e habitur. – Pse nuk më paska thënë mua?
– Mos u mërzit bukuroshe. Bossi na ka porosi-tur ne që të kujdesemi për ty. Do ta bëjmë qejfin më tepër se bossi sepse ne jemi dy dhe do ta bëjme me rradhë ose edhe të dy njëherash. Si të pëlqeje ty më shumë.
E mbajtën Elën për dy ditë të mbyllur brenda duke e zhfrytëzuar me të gjitha mënyrat dhe pas-taj e braktisën në rrugën e harresës. Lumturia e pafundme e kishte dërguar buzë një gremine të pafundme.
Ela! Ajo kishte rendur si e marrosur në një rrugë mashtruese të mbuluar me para dhe jo me lule. Tani kishte arritur në fundin e kësaj rruge dhe fundi ishte i tmerrshëm.
Ecte kot neëpër errësirën e thellë të natës pa asnjë dëshirë për të jetuar. E vetmuar, e braktisur dhe e shkatërruar në gjithë qenien e saj njerëzore. Gjithë bota e saj shpirtërore pothuajse kishte vdekur në pak ditë. Drita e cigares së ndezur griste terrin që e rrethonte ndërsa qeni i kishte mbetur i vetmi mik në botë. Ku vallë mund të shkonte tani!

 

Hysen Kica

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s