Poezi nga Fatime KULLI / Shkëputur nga libri “Trëndafil i djersitur”, botuar në Tetovë, 2002

Poezi nga Fatime KULLI

 

NË GJURMË TË IKJES

Dashuri e flakur,
Lidhur ndër gishta
Të epshit mizor,
Lartësuar në qiell
(epsh-gjoksor),
Ku ndalet fryma
Në gjuhë të errësirës…

Dashuri e plakur:
Kurrë s’t’i vola
Të korrat e drithërimave
Në gojë të trëndafilit të djersitur.
Ankthi
I hijes së brendshme
Ulërin rëndë
Në gjurmë të ikjes…

 

JAM GRUA TEKANJOZE

Humba në valët
E bebëzave të kaltra…
Tingujt më llastojnë,
Tërbojnë…
Etja mbytet
Në kështjellën e lëngëzuar…
Puthje të krisura
Hapin kufijtë
Aromë epshorë…
…Tretem afshndezur.

Jam grua tekanjoze;
Më pëlqen gjunjëzimi
Mishtor varur …
Kokulur.

Marrë nga libri “Trëndafil i djersitur”, botuar në Tetovë, 2002

 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s