Poezi nga Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

MOHIMI I AT GJERGJ FISHTËS

Të marrët marrëzia i rrëmbeu,
i prishën varrin dhe eshtrat ia hodhën në Bunë.
Atëhere varri i tij u bë i gjithë atdheu.
Mandej deshën t’i shuanin emrin,
por emri i tij u përhap si kënga
e ”Lahutës së Malësisë”
dhe bëri fole në zemra.
Kish mbetur shtëpia ku u lind.
Ajo po rrënohet dita – ditës.
Nuk duan t’ia dinë për të ca pushtetarë mjeranë,
të vegjël sa madhështia e Fishtës.


NOBELISTI SEFERIS

Ai kthehej në aeroportin e Athinës,
me peshën e rëndë të Çmimit Nobel
dhe lavdinë që i sillte Greqisë.
Aerodromi qe bosh,
si një shkretëtirë pa jetë.
Vetëm motra e tij e priste vëllanë,
si një pemë e vetmuar mes kësaj shkretëtire.
Grekët indiferentizmi i kishte shpërndarë,
krejt ndryshe nga grekët e lashtë,
që veten e bënin therror për krenarinë
dhe i prisnin me kurora lavdie fitimtarët.
– Lavdia, – tha me vete, – qenka gjëja më e kotë,
kur atë nuk mund ta ndash as me bashkatdhetarët.
…………………………………………………..
Pas tetë vjetësh,
erdhi koha t’i linte lamtumirën atdheut të vet.
Bashkatdhetarët formuan një lumë njerëzish pas arkivolit të tij,
me poezitë e tij në gojë,
e përcollën në përjetësi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s