Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

Nënëza ime

Fëmijët i përfshin vorbulla
shkelin padashje mbi hijen time
e s`kanë kohë të shohin, 
se si meraku për ta, m`veson mbi flokë

Pas portës së heshtjes mbyllem,
mbaj mes pëllëmbëve,
fytyrën e nënës sime,si nena foshnjen

“Po ku të dhemb, e shtrenjta ime”
ku të dhemb,
te ta shëroj me puthjen time”
them, teksa i numuroj një për një njëmilion thinjët,
që i mbillja, kur ikja me erën
e s`ktheja kokën.

“Kaq vjet pa t`puthur, kaq vjet s`të shoh,
kaq vjet, që udhën pa kthim ke nisur
në ç`peng ke mbetur, të ta heq brengën
ta pish at` gllënjkë ujë t`Lithisë
dhe udhëtimin ta vazhdosh
thuamë nënockë,
të të bëj vah që të kalosh?

Ç`burimesh të tharë, kërkon
të shuash etjen flutur e bardhë,
me thuaj nënë ti mbush me gjak,
me gjak të ngrohtë prej zemrës sime,
nënëza ime”

 

PEMËMBJELLËS

Pluhurin mbledhur plasaritjeve,
gjembat shputave,
zemra t`i shpërfill 
dhe si lulja me të njëtjin emër,
që drejton fytyrën nga dielli,
i mban sytë nga dashuria.

Ç`të bëje me duart,
që të dridheshin si gjethi pranverës
prekur prej cicërimës,
ti prisje,
të vrisje veten,
apo ti gjuaje me gurë erës?

Ti s`beje asnjërën nga këto,
por mbillje pemë.

 

E DIELA

Si beduinët në shkretëtirë kalojnë ditët,
por e diela ka kohë, që s`ndalon këtyre anëve.

Vjeshtë ishte e fundit vizitë.

Erdhi me një gurgullimë të qeshurash,
si përroi kur shkrin dëbora maleve.
dhe ajri si krem gjalpi i butë dhe i ëmbël qe.

Një re e bardhë e vogël si pupël pëllumbi
të zbriti ty ne toke.

E diela e fundit,
që ka kaluar këtyre anëve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s