Poezi nga Mercedes Gega

Poezi nga Mercedes Gega
 
 
E diel
 
E diel.
Pa diell.
Pa shi.
Gri.
Mes nesh
Një rreth
Me të diela
Pse-sh.
Të dielën
E dua,
E do edhe ti
Se e hëna
Lind ndryshe
Nga të diela
Rreth-dashuri!
 
 
 
Rikthim
 
Me grimca kohe shpinëkthyer
Ngushëllonin veten dy sy shpresëuritur
Si toka e pritjes nën shiun e munguar
Tretet dhe një puthje
Në brazda buzësh mallzhuritur!
 
 
 
Ah vetëm të mundja
 
Ndjehem kaq e vogël
E dobët, fuqishterur
Para lotit tënd
Mbi supin tim, nderur…
 
Ah vetëm po ta dija,
Gjithë qiejt, dy nga dy
Për ty unë t’i ngjitja
Në zgjidhja ish’ aty!
 
Se loti yt më dhemb
Më drithëron në shpirt
E komplikuara më e thjeshtë
Me emrin dashuri!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s