Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Ah…

Ah, moj manushaqe,
lule e tërë-erë!
E bukur kasnece, 
lajmëron pranverë!
Që të çelin shoqkat,
rishtaz dhe sivjet…
Flijohesh e para,
vyshkesh, thahesh shpejt!

Thash, mos ji e bukur,
të thashë, vërtetë…
Bukuria çmend,
bukuria vret!
Ah, moj manushaqe,
lule e tërë-erë
Rro sa rron pranvera.
Pranvero, Pranverë!

 

Monologu i Ponsit Pilat

O ju, të pabesit njerëz,
rracë gjarpërinjsh!
O ju, që kafshoni makthesh, 
bishtin tuaj.
O ju, pjellë qorre, kuturisur,
çinginjsh!…
O ju, reptilë e çiban,
për tokën tuaj, të huaj.

O ju, që mes makthesh kërkoni,
të thërritesh “njeri”
O ju, që në jerm vriteni,
priteni
O ju, më të egërr, se ujkonjë,
luan e ari…
O ju, driza, gjëmbaç,
që shtoheni, rriteni…

O ju, të patru, paganë,
prej helmit blatuar
O ju, që s’nderoni,
as derë e as prak…
O ju, tru-ulokë, mbathur këmbë,
veshur duar
O ju, të pangishmit,
ushqyer me gjak…

O ju, të ftuar,
parajsës qiellore
O ju, që vratë Ftuesin
me duar të papastra
O ju, quravecë,
pjellë figurë Hyjnore!…
O ju, mbetur Judë
e shitur për pak aspra!

O ju, ordinerë,
Hyun tuaj të zhbëni, kërkoni
O ju, që mbërthyer e kini kryqdrurit,
vërtetë!
O ju, të pamëshirshmit çakej,
më dëgjoni:
O ju, rracë e pështyrë.
Shpalleni Mbret!

Dëgjomëni, sa s’është vonë!… Më dëgjoni!

 

Mos i’a vrisni ëndrën!

Tani që e zu gjumi… lereni të flejë!
Mbështetur aty, përmbi gurë të ftohtë.
Përderisa nga ne, askush s’ju bë prehër
dhe as jastëk i pupëlt ju bë dot!
Mos ja prishni ëndrën, ëmbëlanen ëndër…
Ëndrën që e sheh, veç në jerme gjumi…
Shikon nënën qiejve, ndaj ka ngritur doçkat
Si flatra të çpupëlta, të thyer, pëllumbi…
Shikon nënën ikur, i gjori bonjak…
Kërkon prehrin e sajë, Mëmësor, të ngrohtë
Kërkon një cop qiell, i takon, e ka hak
Qiellin shpresëtar, q’e di, s’harin dot!
Mos ja vrisni qiellin, mos ja lini rronitur!
Mos ja vidhni pëllumbat, mos ja vrisni lotin
Nëse do vërtetë, të quhesh njeri
Nëse ke brenda shpirtit , një cepëz, për Zotin!

 

PËRHERËSI…

Mbylli sytë, për një çast…
Fillo ëndërro!
Endërrbukurën ëndërro, 
porsi gladiolë, të bardhë.
Merr frymë thellë…
Nis tani, numëro…
Me ngadalë,
pëshpëriti numrat me radhë
Laja terret ëndrës
dhe vazhdo,
gërmëzo!…

Një… dy… tre!…
Frymo jetë,
mos druaj!
Ndje të ftohtë,
sa ç’mund të ndjejë
njeriu në frymë!…
Endërbukura dhe unë,
për Ty, s’jemi të huaj…
Ndjej shpirtin
rrënqethet,
si lulja në brymë.
Tek ndritojnë rrëzëllitës
mijëra yj,
syve Tuaj!

Mos druaj – të them!
Tani, nis, më duaj.
Dashuro marrëzisht,
makrobotë,
mikrobotë
Dashuro veç gjëra,
që i kap ndjenja e Juaj
Dhe lere të rrjedh syrit,
i lirë,
një pikëz lot…
Në qofsha në mes ëndrës,
përherësi e quaj!…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s