Poezi nga Vjollca Hasanpapaj

Poezi nga Vjollca Hasanpapaj
 
 
ÇASTE JETE
 
Të bukurën e dua si jetën
Aty e mësoj të vërtetën
Në faqe të kam flutur
E mare me mënd se je e bukur.
Çdo çast të jetës
Në zemër të mbaj
Për syrin tënd kur ma fal
Fluturo loti im e mos u ndal.
Jetën ma zbukuron
Natën edhe ditën
Trëndafilit ia fala dritën
Dashurisë kurrë mos ia
ndalni rritën.
 
 
 
PUTHJE GJETHI
 
Nga trëndafili kërkova aromën
Ku gjethit ia putha rrezet e diellit
U barazuam me dëshirën
për dashurinë
Të dy mbetëm si ëndërr
e freskisë.
Deri në yje ia fala puthjet
Mbi rrezet e diellit aroma nuk
u ndal
Si të jetoj larg luleve të kopshtit
Kurrë nuk mundem ti harroj.
Do te jetoj me ëndrrat e yjeve
Kur ju sjellin fat legjendave
Çudi bëj çfare janë puthjet
e yjeve
Ndoshta kënga ime është aty.
 
 
 
FRESKI SHIU
 
Nëse bie shi
Në syrin tim
Ka lot.
Nëse dielli ngroh
Më shumë se jeta
Në shpirtin tim
Ka flakë.
Nëse bën acar
Dimrit fatkeq
Zemra ime do e mund
Me buzëqeshjen për lulet.
Nëse sytë e tu më tradhëtojnë
Një ditë do të bëhem pena
E hënës
Me vargun tim ata sy do të
shndërrohen
Në lumë loti.
 
 
 
UDHËTIMI PAFUND
 
Kësaj here udhëtoj pafund
Vetëm një adresë e mbaj në xhep
E shkruar rrugëve të jetës
E ujitur me etjen e luleve të
se vertetës.
Nëpër medaljonet e miqve
Udhëtoj dhe fali buzëqeshje
Jetës i them ndalo me mua
Rri pranë fjalës dhe shpirtit
që e dua.
Pafund është dëshira për
të vrapuar
Nëpër degët që kënduan bilbilat
Pranë secilit trëndafili kujtimi
Aty ku jeta më do shumë mua.
Sa e gjatë qenka jeta me yjet
e mij
Si valë deti kur ti ngritësh
mbi hyjni
Tokën përqafoje më shumë
se jetën
Nësë mendon se ëndrrat ta
thonë të vertetën.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s