Poezi “TANKA” nga Seti Pezaku Vladi

Poezi “TANKA” nga Seti Pezaku Vladi
 
 
☆☆☆
 
Nëpër botë
jemi shpërndarë,
dhe nëpër vete.
Mbledhim vitet e humbura
midis dhëmbësh të rënë.
 
 
☆☆☆
 
Pema dhe njeriu
gjithë jetën
me krahë rënduar;
njëra mbushur me fruta,
tjetri, digat ngarkuar.
 
 
☆☆☆
 
Në qytetin tim
përtej bukurisë
çudira shikon:
Pritet gjelbërimi,
betoni lulëzon.
 
 
☆☆☆
 
Jeta
mbi një djep na pret,
mbi një vig na përcjell;
gëzim e hidhërim,
një lojë pa mbarim.
 
 
☆☆☆
 
Vajzat vishen si stina,
ngjyrat hedhin valle
mbi pëlhurë.
Jeta e tyre,
fat ngjyrash.
 
 
☆☆☆
 
Dikush
portën me shkop trokiti:
— Zgjohu — bërtiti,
as lumi që po t’mbulon
nuk të zgjon!?
 
 
☆☆☆
 
Pa peshore armiku
të jep lëvdata,
sytë t’i përgjon,
njërin po të mbyllësh
n’hambarin e tij t’peshkon.
 
 
☆☆☆
 
Bleta
me polen ari lyer,
lule më lule kërkon
nektar pranvere të gjej’
në flori ta kthejë.
 
 
☆☆☆
 
Vila ndriste në ar
në port’ shtrihej një dorë,
brenda dëgjohej kitar’;
bora përjashta binte
trupin akull ngrinte.
@seti pezaku vladi
8/05/2018
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s