BËHU KONSTANDIN BALADË! / Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 

BËHU KONSTANDIN BALADË!

Bëmu dritë e më ndiz sytë si yje,
ato humbin vështrimin kur pranë s’më je,
bëmu ajër mes pishash ndër pyje,
në çdo frymëmarrje pranë të të ndjej

Bëmu kartë, bojë i yti gjak,
fjalë, ndjenja ime e përvëluar,
që më djeg, më tret pak e nga pak,
për ty malli im i dëshpëruar.

Bëmu hije të të kem me vehte
kur hëna e dielli, qiellit s’kanë dalë
bëmu mjegull që shtrihet në dete
busull bëhet zemra, asgjë nuk na ndal

Bëhu varkë të notosh në ujra
si korale e fshehur po të pres,
Konstandin mbi kalë bëhu dhe eja,
se dhe shpresa vjen një ditë e vdes.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s