Poezi nga Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

 

JE EDHE FJALA IME

Ti më flet bukur, më bukur se kushdo,
Fjalëve të tua nuk u lëviz asnjë presje.
Po shpesh ndihem keq, ç’të bëje me to,
T’i harroj në çast, a t’i përsërit me vete.

Ndodhë që si fjalë, më shfaqesh e gjitha,
Se ti do që mallin tënd, ta dëgjoj s’largu.
Po pse duhej të më ktheheshe në grimca,
Malli është grua, prej mishi e prej gjaku.

A dhimbja ime ndoshta, të pretë në besë,
Dhe të bënë si germa, mos të qash pa zë.
Po ka dhe ca gjëra që s’i ndajmë në mes,
Dhimbja është burrë, ç’ke që flet me të!?

Ti bëhesh si lumë, kur më flet kaq bukur,
Unë kam frikë se të humbas mes valëve.
Nuk do ish’ më mirë, mos të ishe ngutur,
Si s’të thash më parë, që ti je tej fjalëve?

Të vjen keq për mua? Unë për ty, i vetmi,
Ç’dreq kam që fjalët, i lë si vesa në gurë?
Nëse nuk t’i ruaj, do ja thuash një tjetri!?
Sa të duash fjalë, më gdhendë në lëkurë!

 

MEDITIM

Ka kohë që dukemi si kraterë të trishtë,
Ku llava ka zënë e ftohet pak nga pak.
Supeve pareshtur na bie pluhur i hirtë,
E askush s’kujtohet më, të ndezë flakë.

Ka kohë që dashurinë e shohim ndryshe,
Dikur se lija të merrte udhën për tek ti.
Pa i prerë biletën e kthimit që në nisje,
Ku të endej në s’ia hapte portën njeri!?

Ka kohë që çfarë të nis ty, e nis ti mua,
S’pyesim për të:-A erdhi nga udhëtimi?
Unë kthyer mall, e ti mall, deri në thua,
Përse i duhet mallit një biletë kthimi!?

 

NDOSHTA EDHE PËR VETEN…

Ju thoni se shkruani vargje, e pastaj!?
Në këtë katund të gjithë bëjnë vjersha.
E si tërë katundi, nuk ndjeni asnjë faj,
Po botoni dhe libra e dilni nëpër tezga.

Veç tek tezga juaj, kurrë s’afrohet njeri,
Dhe ju prisni kot, të lodhur e në heshtje.
Se këtu, ku që të gjithë mbllaçitin poezi,
Më mirë të botonit, një kopje të vetme.

Më mirë të botonit një kopje, vetëm një,
Nëse ju kap dalldia për të zhgaravitur.
E s’duhet të harroni, ta digjni edhe atë,
Pse t’ju vënë në lojë, kur të keni ikur!?

Edhe një kopje, a nuk është ca si tepër,
Për ju që në shpirt keni kaq bokërima?
Pse u dashka që ato bokërima, në letër,
Të tjerëve t’ua shisni si vargje, si rima?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s