Kalendari poetik: Erich Fried (1921-1988) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Erich FRIED

Kalendari poetik: Erich Fried (1921-1988)

Poet austriak, u lind në Vienë, më 6 maj 1921. Në vitin 1938, kur ushtria hitleriane kaloi kufirin austriak me biçikleta duke bërë fakt të kryer anschluss-in (bashkimin në një vend të të gjithë viseve gjermanishtfolëse), poeti çifut E. Fried, asokohe 17 vjeçar, mërgoi në Britaninë e Madhe ku bëri gjithfarëlloj punësh, puntor në fabrika kimike, bibliotekar, gazetar dhe komentator në gjuhën gjermane pranë radios BBC. Botoi një roman dhe shumë vëllime poetike, por edhe përktheu nga anglishtja autorë me emër, si psh.:T. S. Eliot, Dylan Thomas, Sylvia Plath dhe William Shakespeare. Ka poezi të bukur Fried, kam jo pak shqipërime prej tij. Ja njëra prej tyre:

RRËNOJAT

Poetin Osip Mandelshtam e panë të fundmen herë
në një kamp shpërndarjeje të burgosurish
pranë Vladivostokut në dhjetor të tridhjetë e tetës
ndërsa rrëmonte diçka për të ngrënë
në një grumbull plehrash. Para se të mbyllej viti vdiq.

Vrasësve të tij asokohe u pëlqente të flisnin
për “grumbullin e rrënojave të historisë
mbi të cilat
do të hedhim armiqtë”

E pra, ai qe armiku: poeti në fund të jetës
dhe ai grumbull mbeturinash (si pat thënë Lenini:
“e vërteta është e prekshme”) Nëse njerëzimi do të ketë fat,
arkeologët e rrënojave të historisë do të nxjerrin në dritë
edhe një herë diçka nga malli për kulturën botërore
Nëse njerëzimi do të ketë fat, arkeologët e rrënojave
të historisë kanë për të qënë njerëz.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s