Kalendari poetik: Rabindranath Tagore (1861-1941) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Rabindranath TAGORE

Kalendari poetik: Rabindranath Tagore (1861-1941)

Poet, dramaturg, shkrimtar, piktor dhe mendimtar indian, u lind më 7 maj 1861 në Kalkuta, në një familje të aristostokracisë së lartë vendëse. Ishte më i vogli nga katërmbëdhjetë motrat e vëllezërit e tij, shumica personalitete me peshë në jetën kulturore dhe artistike. Qe nga indianët e parë që u prit me nderime nga oborri mbretëror britanik. (India qe koloni britanike ato vite). Në vitin 1915 mbreti George V, e dekoroi me urdhërin e lartë Kalorës i Kurorës Agleze, por kur pas disa vitesh trupat e gjeneralit britanik Reginald Dyer qëlluan mbi popullin që demostronte duke shkaktuar masakër të vërtetë, i shkroi një letër plot zemërim Lordit Chelmsford dhe i ktheu mbrapsh dekoratën. Në vitin 1913 mori çmimin Nobel. Nga dyzet e ca shqipërime që kam prej tij, ja përzgjedhja ime në datën e lindjes së poetit të madh:

KU MENDJA S’KA FRIKË

Ku mendja frikë s’ka dhe koka mbahet lart
Ku falas është dituria
Ku bota s’është copa-copa
Dhe brenda muresh ngjeshur
Ku fjalët si fruta dalin nga goja
Ku pa lodhje përpjekja drejt përsosmërisë krahët shtrin
Ku rrjedhë e mendimit udhës nuk firon
Shkretëtirash të zymta dhe huqesh të vdekur
Ku mendja ecën udhëhequr prej Teje
Drejt mendimit e veprimit pa cak
Në këtë qiell lirie, o At,
Vendi im u zgjoftë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

One thought on “Kalendari poetik: Rabindranath Tagore (1861-1941) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s