Mercedes Gega 

Mercedes Gega

Mercedes Gega ka lindur më 27.09.1980 në Dërmënas, Fier. Ka përfunduar studimet e larta plus master profesional  në universitetin “ALeksandër Xhuvani” Elbasan në degën  “Gjuhë dhe letërsi shqipe”, profili mësuesi.

Ka punuar nga viti 2008 deri në vitin 2012 si “Sekretare dhe specialiste e marrëdhënieve me publikun” në Njësinë Administrative Dërmënas-Fier (më parë emërtuar Komunë).

Është antare e “Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve” dega Fier.

Antare e klubit të shkrimtarëve dhe artistëve “Drita” me qendër në Athinë.

Antare e “Unione dei poeti-Albania”.

Antare e “Akademia europiane e arteve “ dega Shqipëri.

Me rastin e 50 vjetorin e krijimit te “Akademise Europiane te Arteve”, me seli ne Paris-France, në prill 2015 u organizua ne Montmartre-France nje ekspozite e “Arteve Pamore” si dhe nje “Mbremje Letrare”. Ne kete aktivitet moren pjese artiste te fushave te ndryshme nga Shqiperia dhe Kosova. Une pata rastin dhe nderin te isha pjese e ketij aktiviteti, në të cilin juria vlerësoi poezitë e mia me çmimin: “PRIX EVASION”

 

Veprat e botuara:

“Një copëz jetë”, Poezi, “GlobusR” – Tiranë 2007

 


“Fjalët e pathëna”, Poezi, “Morava” – Tiranë  2011.

 

Pritet, së shpjeti, të dal në botim libri i saj i tretë me poezi.

Boton rregullisht në median e shkruar letrare  dhe atë online.

Prej vitit 2015 e në vazhdim jeton dhe punon në Korfuz-Greqi.

 

Kanë thënë për autoren: 

“Poezia e Mercedesit hynë mes poezisë së poeteshave shqiptare me një freski vajzërore, pa lotë, britma, zhgënjim ekstrem.”

                                                                                                             Petraq  RISTO

 

“Duke shfletuar librin e Mercedesit të bën përshtypje eleganca e vështrimit dhe delikatesa e lëvizjeve të saj poetike, delikatesë, që mund të zbusë edhe një zemër të egër apo të zhuritur. Është një libër prej tingujsh dhe vargjesh ndjesorë, frymë e mbajtur në momente kritike dhe të bukura, peng i një kënge të pakënduar…  Poezia e kësaj poeteshe të talentuar me tërësinë  e kumteve, kumbimeve gjuhësore, fjalorin e pasur ndjesor dhe aftësinë për t’u konfrontuar me të vërtetat e rëndomta të jetës, sjell në poezinë tonë një aromë të veçantë, por edhe shumë joshëse për ata që i lexojnë.”

                                                                                                              Agim  BAJRAMI

 

Të flasësh për vëllimin poetik “Një copëz jetë” të Mercedes Gegas, do të thotë të bësh fjalë për një krijuese të dalluar në fushën e poezisë, që sot shkruhet dhe kultivohet gjithandej Atdheut tonë. Autorja e vëllimin na bind se poezinë nuk e kultivon sa për sy e faqe, por se në vargje ajo sikur e tëra shkrihet me shpirtin, me mendimin, me zemrën, me ndjenjën dhe me botën e pasur imagjinative dhe fantastike.

Vargjet përshkohen me një lirizëm të ndjeshëm dhe gjithkund autorja gjatë trajtimit të temave a motiveve vjen me mendime të ngjeshura në aspektin ideor dhe estetik. Gega në poezi kultivon një ligjërim të mëvetësishëm, një teknikë origjinale të kapjes së idesë dhe të përdorimit të mjeteve shprehëse ligjërimore.

Çështjet që shtron poezia e Mercedesit kapin një gamë të gjerë të problemeve, të gjendjeve, të veprimeve dhe sjelljeve të njerëzve. Për këtë shkak këto poezi, kujtojmë, janë plastike – janë të gjithanshme.

S’ka dyshim se autorja posedon aftësi, ka, si  të thuash, prirje për artin e poezisë. Ajo ka fantazi e ndjenja, ka intuit poetike për të depërtuar në problemet më të fshehta të jetës. Kudo në poezitë e saj gjejmë vlera të shumëllojshme, vlera që te lexuesi ngjallin kënaqësinë estetike.

Vëllimi na krijon kënaqësi me notat e veçanta lirike. Poezitë janë shkruar me sens e kulturë letrare dhe estetike. Autorja në vëllim përdor një stil original të të rrëfyerit, një gjuhë të lehtë, të zgjedhur dhe të kuptueshme.

                                                                                                                  Dr. sc. Faik Shkodra

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s