PAGËZUESI MURAT GECAJ / Nga: Eliverta Kanina

PAGËZUESI MURAT GECAJ

 

Nga: Eliverta Kanina

Do ta quaj me plot gojën dhe e bindur, nunanë apo pagëzuesin e librit tim të parë “Gruaja dhe muret prej pasqyrash”!
Pasi ai ishte i pari që vlerësoi letërsinë time, me një shkrim plot superlativa për librin tim dhe mua si autore, si mjeke, dhe si mamaja e tre fëmijëve, duke më dërguar me sigurinë e penës së tij tek lexuesit jo vetëm në Shqipëri por edhe në forumet letrare shqiptare të diasporës!
Atëherë, kur botuesi i MUZGUT tashmë edhe miku im Mark Simoni, u mjaftua me tre rrjeshta në fund të librit, profesor Murati, shkroi dhe më inkurajoi me forcën e penës së tij, prej një eksperience të gjatë në publicistikë, mësuesi, gazetari, letërsi dhe sidomos gjuhësi!

Sidomos e theksoj si gjuhëtar, sepse e kam dëgjuar në debate ku ai shprehet kompetent dhe pa kompromis, që jo vetëm nuk e gabon në të shkruar, e as abuzon me dialektin, por nuk lejon askënd që të diskutojë apo nëpërkëmbë Gjuhën Shqipe. Jo thjesht për patriotizëm, të cilin e ka shprehur vazhdimisht në librat e tij, por edhe si “Doktor i shkencave pedagogjike” edhe si specialist dhe kontribues i mirfilltë me fjalën e tij në kongreset e gjuhësisë. Pavarësisht moshës, sot ai vazhdon të jetë korrekt në shkruajtjen dhe mbrojtjen e Gjuhës Shqipe, sa edhe një shkrim apo dedikim ai e vlerëson me syrin e kritikut, pastaj mikut.

Korrektësia profesionale, do të ishte e cunguar pa korrektësinë me të cilën ai di të jetë e mbetet mik me të gjithë, në të gjitha kohërat. Për të qenë në miqësinë e tij duhet të jesh jo vetëm një mik libri, por një njeri me vlera, që ai me sqimën e intelektin e tij i ka peshuar mirë, përpara se të ulesh për kafe, e më pas të përfshihesh në librat e tij…

Prof. Murat Gecaj dhe Eliverta Kanina

Ndoshta do më duhet ta falenderoj vazhdimisht për privilegjin që gjendem në miqësinë e tij, në vëmendjen e tij, dhe e përfshirë për herë të tretë, në librin e tij të ri “Si ujëvarë bjeshke…” volumi 3 i shkruar prej tij për krijueset shqiptare. Sepse ai pagëzon gjithkënd që shpërfaq dhe premton vlera për profesionin, komunitetin, për shoqërinë shqiptare. Duke vlerësuar peshën e gruas në shoqëri, ai nuk ndalet së shkruajturi për to, me krenarinë e një burri që dëshiron të shpresë mirënjohjen ndaj qenies grua. Me penën e tij, ai bekon nënën atë që e solli në jetë, zysh Katerinën që ka në krah si shoqe jete, bijën, mbesën, nuset e djemve dhe gjithë që njeh e lexon në madhështinë e figurës së gruas. Ashtu si miqësia ka dinamikën e vet, edhe shkrimet miqësore për krijueset, vazhdojnë prej tij si ujëvarë, pa e parashikuar numrin e fundit… Dhe nga biseda kuptova se ndoshta do të kemi edhe një volum të katërt, pasi profesori vazhdon të jetë aktiv, jo edhe aq në aktivitete e promovime librash, por në studimin dhe vlerësimin e atyre librave apo krijuesesh që tërheqin vëmendjen e tij.

Përkrahja dhe promovimi pa kushte, është një mision që ai e kryen me kënaqësinë e dyfishtë, për të evidentuar vlerat e profesionisteve(pa dallim moshe, krahine, bindjeje apo përkatësie) por edhe për të orientuar dhe ushqyer lexuesit me vlerat që shoqëria duhet të inkurajojë dhe mirbesojë.

Në lokalin Galaxy, ku kafeja në tryezë të bën të ndihesh mes miqsh, në një klimë pozitive vlerësimesh, biseduam për gjithçka e gjithkënd me poetin Ethem cipi, me mësuesin Ibrahim Hajdarmataj dhe profesor Muratin. Duke shkëmbyer librat tanë, si paparac modern, Murati nxjerr aparatin fotografik, për të fiksuar si çdo herë çastet së bashku. E konfirmoj nga takimi ynë pse pagëzuesi i vlerave Murat Gecaj, me vëmendjen dhe korrektësinë, di të jetë edhe profesor edhe babush, por mbi të gjitha miku i vyer i të gjithëve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s