Poezi nga Arqile V. Gjata

Poezi nga Arqile V. Gjata

 

DUA TË DËGJOJ HESHTJEN TËNDE!

E dashur!
Dua të dëgjoj Heshtjen tënde…
Heshtja tënde është hije, rrëshqet ngadalë,
ashtu e përlotur largohet pa zhurmë.
nuk besoj!…
Heshtja tënde të gjendet në duart e dikujt,
vallë ku ndodhet, as në stinën e pranverës
nuk ta dëgjova Heshtjen…?

Heshtja tënde i ngjanë cicërimave ligjëruese të Majit,
është fryma, që dëshëron të rrijë brënda
trupit tënd të bardhë!?
…Heshtja, gjysmë e dukshme i lë shteg
fytyrës tënde të buzëqesh
dhe unë, si muzikë dhome dua ta dëgjoj Heshtjen,
po ligështohem, që nuk mundem të jem pranë saj,
brenda Heshtjes qetësohet ajo, koha e ëmbël…
më e kënaqëshmja që kemi pasur!

Heshtja, varrmihsja e dashurisë tonë
më kalon para syve, por prap ti më mungon…
Çdo mëngjes
Heshtjen tënde si muzikë dhome ma ka ënda ta dëgjoj,
E dashur,
më thuaj, çfar mendon ajo…Heshtja??

Maj-12-5-2018

 

NË DITËN E 9-të MAJIT

Sot,si për çdo vit
u hapën portat e 9-të Majit…
Si përshëndetje nga qelitë e luftës,
ata thërasin:
‘‘Njerëz, Ju kam dashur! Jini vigjilent!‘‘
Nga prehri i tokës,
Heronjtë shkruajnë ‘’Reportazh me litar në grykë’’…
miliona shpirtëra lëkundur nëpër erë
ligështuar nga madhështia e haresës..
Është dita
të vënë në lëvizje botën e kujtesës.
Fytyra e asaj dite… duket e zymtë
gjithë atë gjakë,
aqë shumë stacione me kufoma,
po kampet e vdekjes
a i mban mend koha?
Plagët e së shkuarës i bëjnë mirë
frymës tonë…
Hapeni derën e 9-të Majit,
drejt saj të trokasim duke brohoritur!

Sot më 9 Maj 2018

 

Salvadore Kuazimondo
‘’Një dashuri më çliron,
me mrekullin e saj’’

LETRA E ËNDRRËS

…ndjej fëshfërimën e pranverës!
Po vjen e dashura ime,
më tund dorën me letrën
që i dërgova mbrëmë në ëndërr.

Rrobat i ka të bardha,
feksin në ngjyrën e luleve
me gjinjtë si dy pëllumba të porsa fluturuar.

Është e bukur, lindur brenda meje,
si pemë stine ngarkuar…

E lehtë si zogu,
fluturon, vjen e malluar
dora i dridhet
kur lexon letrën e ëndrrës time!

Athinë –Prill 2013
 (nga vëllimi poetik “Lumenjtë janë të vjetër” që është gati për botim!

Advertisements

2 thoughts on “Poezi nga Arqile V. Gjata

  1. Dear Editor

    Really appreciate and applaud your efforts and initiatives to enrich poetry and literature.

    I would be obliged if I get an email id to send my poems for publication in your esteemed journal.

    Kind regards Vipin Sharma

    2018-05-15 20:15 GMT+03:00 Galaktika Poetike ATUNIS :

    > agronsh posted: ” Poezi nga Arqile V. Gjata DUA TË DËGJOJ HESHTJEN > TËNDE! E dashur! Dua të dëgjoj Heshtjen tënde… Heshtja tënde është hije, > rrëshqet ngadalë, ashtu e përlotur largohet pa zhurmë. nuk besoj!… > Heshtja tënde të gjendet në duart e d” >

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s