Poezi nga Baki Ymeri / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Mbretëria e fjalëve”

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
HYJNESHA E DASHURISË
 
Në horizontin e shenjtë
Ti je energjia ime e gjallë
Perëndesha e dashurisë
Shenja e fshehur në dritë
Kur je afër diellit digjesh
Kur je larg meje ngrin
Siç ngrin fjala e papërkëdhelur
Gjatë natës je heshtja e madhe
Që dremit me buzëqeshje engjëlli
Dhe ëndërron rafte bibliotekash
Dhe anije të ngarkuara me fjalë
Je një shpirt i zgjedhur
Që rezaton finesë e fisnikëri
Bukuri e gërshetuar me besnikëri
Në magjinë e dritës je zjarri im
Që u dhuron vargjeve frymëzim
Je magjia e fontanave të fushës
Fusha e dredhëzave të ëmbla
Lulishtja e fjalëve të urta
Dhe je hyjnesha e dashurisë
Që i shpie frymëzimet e poetit
Në trojet e bekuara të përjetësisë…
 
 
 
FATAMORGANA E FJALËVE
 
Edhe engjëjt na dëgjojnë në qiell
Edhe fjalët rreziten në diell…
Ti që i din fshehtësitë e hyjnive
Vjen me zjarrin e diellit në gji
Më grish duke ma bërë me sy
Depërton në botën time magjike
Si një zanë me elegancë fisnike
Pastaj u nisëm rrugës tatëpjetë
Që e dëbonte frikën dhe retë…
Plazhi i mbushur me plot fëmijë
Duken si do engjëj të padukshëm
Fjalët krijojnë një vullkan të vrrullshëm
Një fuqi magjike zbret nga bota stelare
Silueta jote i bën hije Fatamorganës
Pasqyra reflekton vezullimën
Në sfondin e ujërave të fontanës…
 
 
 
HYJNESHA E VETMISË
 
Ti je hyjnesha e vetmisë
Hëna ime e rrumbullaktë
Që zbret shkallëve me parmakë
Një jehonë që noton
Mbi sipërfaqen e ujërave…
Ti je melodia e një kënge
Drita hyjnore e qenies
Magjike, fisnike, besnike…
Me përkulshmëri të përshëndes
Duke e grishur takimin me ty
Në bibliotekën e ndjenjave
Ku fjala takohet me fjalë
E buzët me buzë…
Ti je drita magjike e vetmisë
Që i jep shije dashurisë…
Dy mijë vjet po të pres
Në Kështjellën e Bukurisë
Me tre milionë banorë
Ku fjalët bredhin të dehura
Dhe askush s’i pret…
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Mbretëria e fjalëve”
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s