Poezi nga Lili Bimi

Poezi nga Lili Bimi

 

E DEHUR PA PIRË

Një ditë pranvere të gjeta
dhe u lumturova
Ajrin thitha thellë në shpirtin tim
aromën tënde shijova.
E dehur pa pirë lundrova në detin e Dashurisë…
të kërkova.
U përplasa me dallgët e shpirtit
në prehrin e dashurisë
pushova.

Si një kalorës kaluar mbi çdo gjë
erdhe dhe udhën ma preve pa bërë zë.
Kalërimin vazhdova mbi trupin tënd
u deha …
dhe s’ doja të njihja askënd .

Dhe valë e rrembyer u derdh
në trupin tim.

 

DRITA E NJË DITE

Drita e një dite pa diell mund të hyjë në shpirtin
tim gjithë flakë…!
dhe pse të trëmbur,
kaq shumë të trazuar…
Ti kalorës i mesnatës,
si trokthi vrapon, vrapon si i marrë!

Ëndërat mos mi shkel, s’ duhen vrarë!

Sonanbel këmbëzbathur eci…
eci e fjetur apo e zgjuar…?

Eh…ç’më bëre kalorës

Sa shumë më vure në mendime,
vallen per ty në gjumë e hodha
me këmishën e bardhë që mu gris në vallëzim.

Ishte fustan im i nusërisë.

 

TI DHE LOTI

Dhe gjumi më është tretur nga e vetmuara natë
vendin ia ka zënë ahhhh
ky lot i ngratë .

Nata flet e heshtur e zgjuar unë prap zgjohem
kujtoj se pranë të kam me natën ngatërrohem.

Do pres të vijë dita natën ta sfidoj
do pres dhe vdekjen time
të mund ty të harroj.

 

SONTE DUA TË JEM ME TY

Nata kur të bjerë sonte
dua të më gjejë duke bërë dashuri
buzët tua duke i puthur
duke shijuar butësinë e lëkurës tënde
duke te përkëdhelur…

Dua të qesh, të qaj dhe të thërras
Engjëjt dua të të sjellin tek kroi i mrekullisë sime.
Etjen ta shuash duke puthur
Grykën, brigjet duke i lëmuar

Me gjuhën që më ke folur … më ke kënduar
ta kuptosh me shpirtin e ndjenjës
se tashmë folenë e lumturisë
në shpirtin tim e ke …
Të ndjesh fort se trupat tanë janë një
Unë dhe ti…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s