Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

kohë pa flutura….

Ishte kohë e veçantë plot ngjyra ajo kohë
unë gjërat më të rëndësishme atëherë i dija,
se ti kishe një vëmendje të dukshme e ndjehesha ngrohtë
në takimet e shpeshta, si në takimin e parë vija

Nuk e di pse më ndodhte harrohesha në pritje ashtu
më ngjaje si flutur ,sikur të kishin dalë fletët
gjithë ditën e harroja kur i hasja sytë e tu
kisha frikë se mos humbja, kur mbetesha vetëm

Tani je e qetë dhe flatrat nuk të duken fare
je shëndrruar nga një flutur krahëshkruar në një… krimb
e vret çdo ditë fluturën brenda një plogështie të madhe
flutura ime pa flatra,flutura ime në shqim

Shpesh më shkon mendjen tek koha… orën shoh me shpresë
t’ia lëviz akrepat mbrapsht akoma shpresoj, të mund
ta nxjerr prej krimbit fluturën e cila në përtesë
i harroj krahët e më vuri në një gjumë pa fund.

 

vëzhgim

Jam përkulë brenda vetes
ta njoh veten time
e jam ba …gjithë vëmendje,
gjithë sy…

Brenda vetes të gjej vetëm …ty!

 

vizatime… pa dashje

as unë vetë nuk e di si ndodh kështu,e pashpjegueshme
është akti ,se si mbi një letër shpejt e shpejt,
si e nxjerr prej vezës së ngrohur nuk e di prej sa kohësh
majë lapsit më karbon të butë
merr formë një zog i trishtë, i hajthshëm,i vogël…

pastaj tek e sodis natyrën shterpë trishtohem,
ka aq pak pemë gjithandej,
të “fshihet” në një çerdhe është thuajse e pamundur
foletë e mundshme janë trembur e nga zhurmat e mëdha janë shkundur
(ku do të jetojë ky zog i shkretë?)

është puplor e krahët nuk i shkund dot për zhvendosje,
ndërsa përkundrejt tij sa shumë qenie
presin të jetë preja e tyre e ardhshme,
duke ju gëzuar asaj që unë padashje e vizatova,
thuajse krejt pa dashje!

trishtimi më mbulon e më pas i pendohem
asaj lirisë së krijimit absurd
të këtij zogu që ngjan me ëndrrën time
shpik brenda vetes intime,
për të prekur aq gjëra, që së fundmi u gëzoj vetëm dëshirën

befas pendohem,
mendoj se ndoshta do të më duhet ta fshij
për ta shpëtuar nga një e ardhme
me rrisqe të mëdha e nga kjo botë gojë -hata…

por sa e kthej kokën sërish në fletë
krijesa ime… ka dalë nga letra e bardhë
për shkak se,… sapo i dolën fletët
dhe unë tashmë e kam mendjen tek vendet ku fluturon
rreziqet e mëdha të kësaj bote të madhe
që i ha gjërat, pasi i lind krejt rastësisht
e thuajse,… krejt pa dashje!…

 

letra e palexuar

Je e vërtetë,… e vërtetë si jeta
e cila ndërron pamje të njëpasnjëshme
si për të treguar se ne jemi diku, 
në këtë botë të mrekullueshme, shpesh të pazëshme

Krejt e vërtetë si jeta!…
në një cep të kësaj bote më bëhet e kam lënë atë letrën tënde
nuk e prek për ta hapur e lexuar
nuk mund ta hap , sepse vetëm kështu nuk e prek fundin
e mendimit,çfarë je ti për mua.
aty në skaj, më bëhet se është letra…

Je krejt e vërtetë prej ëndrrash!…
e pasuron shpirtin tim ,
tek mendoj se çfarë mund të kesh shkruar aty,
ku gjenden në ato shkronja
shkruar me dorën e dridhur,
prej ndjenjës së frikshme,
për të shprehur pengun e gjërave të pambaruar
krejt sekrete të jetës
të jetës tonë, pasuri e madhe dhe e vetme
e qenieve të vdekshme

i sigurtë se letrën drejt meje
njëmijë herë je menduar ta shkruash
akoma nuk e ke vendosur, por nuk heq dot dorë soje
ajo është rrugës,
si një gjë e pritshme, asnjëherë e mbaruar
si jeta ime,ngelur në grackën e gjërave të vogla
me atë letrën akoma…të pashkruar!

je krejt e vërtetë, diku,
ndërsa po e prek këtë vjeshtë
shtrin dorën tënde me një magji dashurie
e shkruan me …(dorën time që dridhet)
po e shkruan … këtë vjershë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s