Kur Flutura Açka shkroi Poezine “Pritja” BIRIT  / Nga Raimonda Moisiu

 Kur Flutura Açka shkroi Poezine “Pritja” BIRIT 

– Shkrimtarja Flutura Açka konsiderohet ndër shkrimtaret më të rëndësishme dhe të admiruarat në letrat shqipe. Ajo është autore e një sërë romanesh, vëllimeve me poezi dhe publicistikë. Është mjeshtre e rrëfimit, me ndikim të jashtëzakonshëm në artin e të shkruarit, me frymë bashkëkohore, veçmas asaj në prozën moderne. E guximshme, e vullnetshme, e hekurt, inteligjente, e talentuar, idhnake, e qartë dhe e kthjellët në atë që shkruan e shpreh, Flutura Açka guxon – përtej guximit të marrëzisë, gënjeshtrës, falsifitetit e hipokrizisë, prek plagët e dhimbshme e të ndjeshme të dramës social-ekonomike dhe politike të ngërthyer nga veset, gjykon atë realitet që rrallëkush guxon ta thotë mbi çdo vullkan urrejtjesh, etjes dhe rrezikut për hir të pushtetit, pasurisë dhe histerisë klanore, me një prekshmëri të pamohueshme mbi politikën që ngrihet syhapur lehtësisht, ngushëlluese e triumfuese ndaj diversitetit, ambicieve, bindjeve e principeve njerëzore dhe kockës qytetare e intelektuale.
Nje poezi e Flutura Açka per Birin e Saj…. marre nga vellimi poetik “Ftese per flirt” i autores dhe analizuar nga une ne kendveshtrimin tim:
““Unë e lexoj pritjen tënde,/Biri im,/në ecejakën e paqetë,/që mësuar të kam,/se i lumtur është kush ka për të pritur./Por Nëna është aty,/më e brishta qenie femër,/me posesionin e saj sentimentesh trazuar,/krijesë e ndërtuar me cudinë e durimit,/bëhet sy.” (Poezia “Pritja jote”, Birit,f.45).Acka transmeton ndjeshëm e me talent energjitë pozitive në këto vargje, duke i ndarë me audiencën e lexuesve, edhe për faktin se ndjeshmëria e tyre analoge i jep kuptim, simbolit të dashurisë njerëzore, kuptimit metaforik emocional, origjinal dhe njerëzor, se si ne e perceptojmë atë; pra jeta lind nga flirti dhe dhimbjet e lindjes: “ Biri im,/frymës m’i jep kuptim,/e jetën ma dizenjon me dritë,/Burri i vogël që hov maturi,/e me t’bukurat revolta adoleshente,/t’i ikësh, fëmijërisë ti,”–dhe se si ne i kapërxejmë kufijtë e mitit në progres që merr kuptim të ri simbolik njerëzor, Nënë&Bir;“Ti mbetesh Bir, ti Bir,/E të t’vijë era Njeri!”,-që natyrisht në vetvete këto janë metafora thellësisht njerëzore të gërshetuara me mjeshtëri ndjenjë e dashuri, artistike dhe filozofike.Autorja flet me ndjenjën e shpirtit, pjesë qelizore e cila shndërrohet në forcë shpirtërore që noton në optimizmin dhe shpresën tek ardhmëria.
Poetja Flutura Acka flirton pa u epur më dashurinë njerëzore, dhe i jep gjithkujt mundësinë për të jetuar dhe kuptuar jetën ashtu si vjen e të ofrohet me misterin eternal të natyrës njerëzore. Dashuria njerëzore mes vedit dhe njerëzve që na rrethojnë, shpëton botën!

Nga: Raimonda Moisiu 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s