PA TITULL, PA EMËR / Poezi nga Petrit Ruka

Poezi nga Petrit Ruka

 

PA TITULL, PA EMËR

E di që sot je fëmija i humbur,
Ashtu jam dhe unë, po mos qaj,
Ne jeta përfundimisht na ka mundur
Dhe robër jemi, në pranga, pas saj.

E di se si ndihesh, jetime, e mjerë,
Dhe çarçafët të duken qefin,
Nga frika mos sot, si shumë të tjerë,
Njeri- tjetrin humbasim pa kthim…

Nga frika mos nervat e lodhura na lënë,
Diamantin e gjetur vërvitim në erë,
Ne vijmë nga humbjet, nga rruga e zënë,
Për ne veç dhembjet kanë vlerë…

Tani shpirtrat e mpakur si gota kristali,
Në duar që dridhen i thyen për hiçgjë,
Ndaj pije me gllënka verën prej malli,
Besoje që verë tjetër ska më…

S’ka kohë për ne që vreshtat të piqen,
Mezi e gjetëm këtë vjeshtë plor ar,
Të lutem, të lutem për shpirtrat që digjen
Ti falu siç falet murgesha në altar.

Ashtu siç falem unë sot pa gjumë,
Të gdhijë pa ty, kjo natë plot mall
Dhe nesër sërish të fryhen si lumë,
Fryma për frymë, ajo që mban gjallë…

E di që sot je fëmija i humbur,
Po fëmija im!… Si do që të jetë,
Dhe s’dihet kush dhemb më shumë, i mundur,
Ati a Biri në udhën e shkretë?!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s