Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

edhe unë i kam dashtë burrat e bukur,
me flokë valë,
shpatullgjanë,
buzëperdredhun e nazeli.
Por mbas tyne ishte gjithmonë vjeshta,
mbas tyne kishte rrebesh,
stuhi,
mbas tyne vinte dreqi e i biri.
Mbas tyne porta nuk mbyllej ma,
brava heshte,
çelesi nuk tringëllinte nëpër natë.
E ti vdes ka pak,
si qiri shkrihesh territ pafund ku dënohesh,
e s’pyt pse trishtimi ka nji mbretni aq të popullueme.
Ata s’janë,
s’dine,
s’bajnë.
Ata veç të pushtojnë,
prej atyne pushtimeve shekullore
sa të ndryshojne e ti ma nuk ngjan as me Marinë
e as me vedin.
Ikin mbas çdo fundi të shkurtë
e të vjedhin kohën.
I kam admirue burrat e bukur,
por ti erdhe vonë , bash at’herë kur msova
me u dashtë…

 

***

Të kam mbajtë gjatë
në shpinë,
qytet m’qytet,
prej dites n’ditë,
nadje deri në mramje, 
pa të kërkue gja.
Ti veç ke hesht.
Më ke peshue sa me kanë dhimbt brinjt
e veç kam hesht.
Kam rrefuzue gjithë burrat që më deshtën,
për nji natë
a krejt jetën tue t’pa në sy,
e jam ndi vetëm.

Nesër, do të jesh prapë dashnia
e nji kohe tjetër,
pa adresë,
mik i vjetër.

 

***

Ka një çast në jetë
ku qiellin e ndjen mes krahëve,
e zemra galop kapërcen
botën e këtushme.
Asht ai çasti ku andrrat ngjajnë me pambuk engjëjsh,
e fryma mbetë ndër kangjella parajse,
si sakrilegji i vetëm
i buzëve
që puthin dashninë.
Mue shpirt, ky moment,
më përgjet me Ty,
që krejt qenies time ja msove fluturimin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s