Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

Krejt shkurt!

Përdit rriten mallkimet
Shlliga kudo xehëron

Mbi tonën etni
Korbi shpesh glacon…

 

NË PUSHIMORE TË MALLIT

Ditës dritën ia more veç me një shikim
Për t’më lëshuar rreze të diellta sysh
Në vijëzim të orientit të humbur

Errësirën gllabëruese e grimcove
Për ti nisur (unë) hapat e ngadaltë
Udhës si nëpër gërfyell të hapur

S’di a je ti apo është i lumi diell
Që rrezon edhe atë gurë të ftohtë
Ku je ulur tok me kujtimet e moçme

Hënës ia vodhe pamjen ngjyrë ari
Gjithë ata yje të natës ta kanë zilinë
Shploma fytyrën e mbuluar nga terri
Sa ta përthekoj me shikim dashurinë

Ëndrra le të tretet diku kthinave të errta
Se s’të prisja ty brenda skenës së hirtë
As hija jote s’u gjet (më) në atë errësirë
Veç malli gufonte në foltoren e shpirtit

Mëngjesit të sotëm gjysëm të lindur
Si me dorë ia hoqe pëlhurën e zezë
Me shpejtësi rrufeje e sy shqiponje
Më gjete (ulur) në pushimore të mallit.

 

PËR DITËN E NËNAVE

NËNËMADHJA IME NËNË

N’ballë të kësaj dite
Heshtjen se dua (imja) nënë

Se e humb natën
Shkëlqimin e lumja hënë

Janari me atë ftohtësi
Ngricë n’shpirt më ka lënë

Gjithë kujtimet e ujitura me lot
Si lulekuqe më kanë zënë

Nënëmadhja ime nënë…

 

FSHIHU LULE…

Ti Lule (prenvere) fshihu
Të mos marrë erë i ziu

Fshihu të lutem
Të mos tmerrojë turi thiu

Ruaje shtatin si selvi
Mos të afrohet kokë miu

Më aromo përdit veç mua
E meritoj apo jo, si thua?!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s