Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

MONOPATI

Nuk di, nëse është vend lulesh erëmirë,
nëse është qylym e dyshek krevati,
fushë e mbushur me aromë e trendelinë,
vend i shtruar për buzët diku poshtë nga shtati…

Aty ku shplodhet e rimbushet shpirti im,
aty ku papritur çel syri e më pas qan si krua…
Aty ku puthjet kafshojnë buzët pambarim,
aty çelin lulet e ngjajnë vetëm me ty dhe mua!

 

TË GJITHA LULET KANË EMRIN TËND

Sonte edhe hëna ndriçon kuturu
e lulet hedhin valle nga magjia bjonde,
deti ka vjedhur ngjyrën e syve blu
e dielli flokët e artë me onde.

Sonte çdo gjë e bukur ngjan me ty
dhe unë çdo lule thërras me emrin tënd,
i perkedhel, i puth në buzë e në sy
e morni-kokrrizohem vend e pa vend…

Nuk kisha më parë këto ndjesi,
më parë s’kuptoja çdo të thoshte poet,
që kur hyre në botën time ti,
unë puth vetëm lule e ngopem në jetë!

 

QIELLIN DO TA MBAJË ME SHPATULLA

Mua nuk më lodhin rrugët e gjata,
anija ime lëviz në hapësirën e Bermudës,
po ra qielli, do e mbajë me shpatulla,
stop – me gjoks, do t’i bëj furtunës!

Vetëtimat e rrufet do t’më binden,
do e gjej formulën për të zbuluar enigmën,
do mbrojë anijet e avionët para se të digjen,
do luftojë përballë kuçedrës e do helmojë shtrigën…

Do ua dalë më së miri, rrebesheve, furtunave,
do kalojë e do kthehem nga trekëndshi i Bermudës,
më besoni, me fenomenet do e gjej gjuhën,
po jo kaq lehtë, do ta kem me poteret e zhurmën!

Mua s’ më kanë lodhur ende rrugët e gjata,
kam tre dekada që botën e mas me këmbë,
po ra qielli, do e mbajë me shpatulla,
po u fundosën detet, botën do ta mbaj me dhëmbë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s