Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Muza ime Musine

Erdha tët përshëndes, ty muza ime
qysh në kohët e pa lindura!
Do ta lë lotin të më rrjedhë,
le ta shohin të gjithë.

Qaja dhe dikur, për ty
muza ime Musine
por at’herë ndryshe qe
lotët kurrë s’mi pa njeri
rridhnin brenda meje
në fshehtësi!

Lermë tët nderoj sot me lotin tim
dhe pse është pak, dhe Ti se njeh.
Unë sonte udhëtoj për ty, muza ime
heroina ime,
luftëtarja ime e atyre viteve
që ditët ja fale vendit dhe dhimbjes .

Sa shumë të foli shpirti
Sa të foli dhe trimëria
Ishe një grua,
por vleje, sa e tërë djalëria!

Lermë të më rrjedhë sonte, loti im për ty
Të qaj, është nder
Muza ime në ktë jetë
që na bëri të ndjehemi të mjerë!

 

Mrekullia e trëndafilave

Ju besoj veç ju o t’bukur trëndafila
prej jush sytë e shpirtit ngrohen e diellojnë
Kjo botë e egër, mbushur me ligësira
dikush të përkëdhel, dhe pas shpine qëllon.

Ju besoj veç ju, o t’bukur trëndafila
ngjyra plot jetë, mrekulli e vërtetë
Ju që ma ngrohni zemrën pa djallëzira
me aromën tuaj, shpirtit mi falni jetë.

Ju besoj veç ju o t’bukur trëndafila
askush, nuk është plagos prej jush
Në ktë botë të egër, ju jeni mrekullia
aty ku hyni ju, nuk hyn më askush!

 

Dritarja e thyer

Perëndoi dielli mbrëmë mes një suferine,
dritarja u thye, mes për mes
Në të, u dëgjua një krisëm ulërime
I thyer si një shpirt që vdes.

Mëngjesi e gjeti, gjysëm mjegull
ofshshamë e shpirtit varur në një cep
Ai si lot që rri një çast pezull
dhe një shami harruar në prag, që s’flet

… dritarja e thyer, e zhytur në errësirë
Një rreze dielli priti t’a ngrohë…!

 

Sot

I theu nata kockat e saj
në shirat dhe zhurma bretkocash llafazane
më pas qielli u mbush me yje prapë
shkroi padashur dhe tekstin e një kënge.

I hapi sytë mëngjesi me naze
një puthje dërgoi trëndafili përballë
buzëqeshja çeli si lule mbi faqet
dhe sytë shkëlqyen, si yjet lart.

Në muzg u dëgjuan zëra qielli
ndoshta, atje vallzohesh vërtetë
aty ku lind dhe perëndon dielli
s’ka se si të mos ketë dritë!

 

Ditë Maji

Ditë maji që se tregojnë moshën e tyre
mes reve histerike që grisin tablonë e qiellit
Të shkretët zogj
u lodhën duke thërritur,
si të kërkojnë ndihmë
… dëgjojeni këngën tonë.

Por ditët janë veshur nga histerizmi i tyre
ndaj veshë, nuk kanë, të dëgjojnë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s