Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Nënë

Mes territ më je hënë,
Rrugës së heshtur neon,
Ëndrrës së errët engjëll,
Realitet je Nënë.

Rrudhat e pasosura,
Vazhdojnë rrjedhin ujvarë,
Dhe ti nënë e kërrusur,
Sa dashuri mban.

Për hijet më je diell,
Je engjëll në qiell,
Krahet mi ke hapur,
E lart më ke tërhequr.

Pa flatra je nënë,
Pa shkëlqim e kurorë,
Në ëndërr e në korrnizë zemre,
Më je krye engjëllorë.

 

Gënjeshtra

Sa mendime,
sa zëra plot fuqi,
maskë e mallkuar shko, 
menjëanë rri.

Oh ju zëra,
që në vena si gjak më rridhni,
këtë zemër,
mos ma vrisni.

Më tundoi drita mes tunelit
shkova si i marrë,
shkova si i çmendur
ma vrau syrin,
s’ishte gjë tjetër,
veç një yll i rënë,
një shpresë e thyer nga qielli,
një dallgë e fortë deti.

U rrëzova,
sa shpejt u tradhëtova,
shumë kisha,
ama veç ndjenjës që nuk i rezistoi,
por më la,
dhe lotët mi thau në faqe,
ah sa më vrau.

Nata erdhi tek unë,
por sot,
sot e vrava,
thikën e ngulur nga shpina e hoqa,
në zemër i’a ngula.

Hëna u gjakos,
Si mos më keq u plagos,
qau e qau sa u mbyt në yje,
e më pas,
me qiellin e zi mandil sytë i fshiu,
detin nga dallgët e pastroi,
e më pas u mbyt.

Dhe dielli çeli gonxhe,
qiellin e zi e piu,
e hoqi atë membranë,
të bardhën e zbuloi,
fryma po i merrej,
se nën zi bënte shumë vapë.

 

Engjëlli

Në lindje,
një engjëll shpërndan bardhësi,
perëndimit i fal zi.

Dhe një ditë,
kur e bardha të venitet,
në urën e rëndomtë si humnerë,
dërrasat e vjetra do ta tërheqin,
atëherë engjëlli dorën do të lëshojë.

Këmbanat këmbojnë,
si të qara qielli lajmërojnë,
me zinë djalli qesh në humnerë,
të bardhën torturojnë.

Cikli i një dite,
Po i një muaji ??
Po i një viti ??
Po i një jete ??!!.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s