Kalendari poetik: Andrej Voznjesenskij (1933-2010) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Andrej VOZNJESJENSKIJ

Kalendari poetik: Andrej Voznjesenskij (1933-2010)
Андрей Андреевич Вознесенский

Poet rus, sot më 12 maj ka datën e lindjes. Studioi për arkitekturë në universitetin e Moskës, por pasioni i tij qe poezia; hyri në rrugën e poezisë (dhe përkthimeve) bashkë me Evtushenkon në vitin 1958. Poet i rinisë. Nga vendet që pëlqente më shumë të vizitonte qe Italia dhe sidomos Toskana me Firencen e mrekullueshme. Pa u zgjatur më tej, ja një poezi prej tij:

AKULLI I PARË 
(Первый лёд)

Flet këtu, në kabinën ngjitur,
Flet, u fryn gishtave që ngrijnë.

Fytyrën fsheh pas jakës ngritur
Lotët edhe buzkuqin fshijnë.

Telefoni në doçkën e mardhur,
S’i ndjen më gishtat, veshët akull.

E vetme, shkon nëpër rrugica,
Mbuluar gjithandej nga ngrica.

Akull i parë. Lëndim i parë.
Nga telefonat’e acartë.

Shndrijnë mbi faqet e ngrira dy vija:
Qe akulli që la ligësia.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s