Kalendari poetik: Lucian Blaga (1895-1961) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Lucian BLAGA

Kalendari poetik: Lucian Blaga (1895-1961)

Filozof, poet dhe dramaturg rumun, u lind më 9 maj 1895; për nga rëndësia që pati në letërsinë e vendit barazohet me Tudor Arghezi-n, Ion Barbu-n, Vasile Voicolescu-n etj. Ja një poezi e tij sjellë në shqip prej meje:

NE DHE TOKA

Gjithë këto yje po bien sonte.
Mban djalli ndër duar netëve planetin,
mbi të si mbi një eshkë të ndezur me tërbim
fryn, deri sa ta ndezë mirë.
Sonte, që bien gjithë këta yje,
trupi yt prej magjistrice
si shkurre ndër krahë më digjet.

Si i çmendur,
krahët ngre lart, si gjuhë flake
borën të shkrij nga shpatullat e tua,
pastaj, i etur ta pi, të përpij
fuqi, gjak, krenari, pranverë, gjithçka ke ti.

Në agim, kur drita natën ndez
dhe er’e perëndimit hirit i fryn,
hirit të natës,
në agim dhe ne jemi
hi,
ne dhe toka.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s